Të voglat, të mesmet, të mëdhatë

Dita

E gjithë ajo që po ndodh sot në Shqipëri, pas marrëveshjes së natës së 17 majit, një enigmë që do të mund të shfaqet vetëm pas 25 qershorit, tashmë është përmbledhur në lojën e madhe të politikës për eliminimin e partive të vogla, një lojë që po e bëjnë dy partitë e mëdha, dhe, si duket, synimi i tyre imediat, i përsëritur nga viti 2008, do të jetë heqja nga skena politike e LSI-së.
Si duket, dy më të mëdhenjve, PS dhe PD, jo papritur, i ka ardhur çasti i goditjes, por, diskutimi i tashëm, rreth goditjes së partive të vogla dhe zhurma që po bëjnë ata se të mëdhenjtë duan eliminimin e tyre, pasi nuk lejuan koalicione, i ngjan më shumë frikës nga e vërteta, se sa vetë ajo.

Personalisht mendoj se koha e partive të vogla ka shkuar, bile nuk duhej të kishte ardhur. Numri i partive nuk do të thotë hapje e demokracisë, ndoshta është e kundërta, mungesa e saj.
Fillimisht të bëjmë një marrëveshje: në Shqipëri ka parti të mëdha, deri tani dy të tilla, historikisht ata kanë zënë vendin e tyre në jetën politike shqiptare, por nuk do të thotë se nuk mund të shemben një ditë, si ka ndodhur me simotrat e tyre evropiane; kemi disa parti të mesme, që qëndrojnë mes tyre, duke anuar herë majtas e herë djathtas, që më së shumti priren drejt pushtetit se sa ndaj vizionit, por që, janë lehtësisht të kalueshme nga një qeveri e majtë në një tjetër, të djathtë, dhe anasjelltas. LSI ishte katër vite në koalicion me një forcë të djathtë, megjithëse vetë është e së majtës; pastaj u bë bashkëqeverisëse me një forcë të së majtës, megjithëse tani e pranojnë haptas se marrëveshje nuk u bë si duhet dhe se, nëse do të bëhej edhe një herë, do të bëhej ndryshe. Shefi i PDIU, Idrizi, dikur anëtar i strukturës më të lartë drejtuese të PS-së, u zgjodh deputet nën siglën e saj, por më pas shkoi tek krijesa e tij PDIU, u bë bashkë koalicionist me PD-në, dhe kaloi tek e majta. Në sfondin e politikës janë edhe dy parti të tjera politike që, pas 25 qershorit mund të cilësohen si në të mesmen e artë, LIBRA, e krijuar nga një ish-drejtues i nomenklaturës së lartë të PS-së, Ben Blushi, dhe SFIDA, e krijuar nga një drejtues i nomenklaturës së lartë të PD-së, Gjergj Bojaxhi. Pastaj kemi disa parti të vogla, të cilat nuk pranojnë të quhen të tilla, por në fakt të tilla janë, të paktën deri tani. Disa kanë traditë të hershme, si PSD e Gjinushit, të tjera mbështeten në autoritetin e drejtuesve të tyre, si FRD e Bamir Topit.

Në Shqipëri janë më shumë se 70 parti politike. Vetëm në zgjedhjet e vitit 2013 morën pjesë 66 prej tyre. 66 parti politike në një vend ku nuk votojnë as dy milionë banorë, janë shumë më tepër se sa duhet.

Le të marrin dy antipodet e politikës: demokristianët dhe komunistët.
Ne kemi, jo pak, por 5 parti demokristiane apo kristian demokrate, që veç ndërrimit të vendit të eprorëve, nuk kanë asnjë dallim tjetër. Nismëtoret e tyre janë PDK, LDK, PKDSH, ADK, PPKDSH. Askush nuk e di dallimin e tyre, veç faktit se njëri nga drejtuesit, Nard Ndoka, herë shfaqet i së majtës, herë i së djathtës.

Kemi jo pak, por 4 parti komuniste, të cilat kanë dalë nga e njëjta trashëgimi dhe askush nuk e di se ku ndahen e ku bashkohen, për më tepër, cili është roli i tyre në kohës e sotme. Nistoret e tyre. PKSH, PKSH 8 Nëntori, PPSH, PPSHR…
Janë disa pati politike, minore dhe shumë prej tyre të krijuara në një çast zemërimi ose kulisash politike, të cilat, duke qenë të spektrit të majtë, askush, as ata vetë, nuk e dinë ndryshimin mes tyre: Partia Socialpunëtore, Partia Socialiste e moderuar, Partia Socialiste e Vërtetë 91, Partia G 99, disa nga ish-liderët e saj janë deputetë të PS-së së tashme, edhe kështu janë tepër.

Nga një parti e vogël kanë dalë disa të tjera: Nga social demokratët e Gjinushit dolën të demokracisë sociale të Milos, Bashkimi Liberal Demokrat, që shkoi nga e djathta; janë disa parti me synime agrare dhe të gjelbra, dhjetëra Lëvizje, që askush nuk e di as adresën dhe as se cilët janë drejtues; në një koalicion kemi patur republikanë e monarkistë, ballistë dhe ballistë demokratë, parti të të drejtave të mohuara me orientim grek dhe dy parti të minoritetit grek, dy parti të shqiptarëve çamë, të ngritura për inat të njëra-tjetrës, ku e vogla është më vizionare se e madhja; për të shkuar edhe tek partitë e pensionistëve, të rrugës së vërtetë, aleancës maqedonase për integrim evropian etj. etj.

Në zgjedhjet parlamentare, për këto parti, mbi të gjitha, votojnë njerëzit e afërt të tyre, nganjëherë edhe ato shkojnë majtas ose djathtas, herë-herë nisen nga figurat që i përfaqësojnë që kanë të afërmit e tyre, që edhe ashtu e kanë të përcaktuar rrugën politike, dhe, duke mbledhur herë këtu e herë aty, bëjnë një dorë votash, të cilat u lejojnë më pas të dërgojnë fëmijët e nipërit e tyre si nëpunës të ambasadave, në struktura shtetërore ku rroga është pjesa më e vogël e fitimit, për të bërë presion ndaj më të mëdhenjve që kanë pushtetin dhe duke ua përmendur votat sa herë që u duhet një rregullim i ri familjar.

Mes të voglave ka parti që kanë krijuar fizionominë e tyre, qoftë politike, qoftë njerëzore, përmes figurave të spikatura që i përfaqësojnë dhe që e kanë bërë gjithnjë ndershmërisht detyrën e tyre. Fryma e re Demokratike është njëra prej tyre, Demokracia Sociale është një tjetër, duke u nisur nga lista e dikurshme, ashtu si mund të jetë një ditë të ardhshme Partia Agrare e Dukës.
Por duhet të jesh naiv të besosh se 60 partitë e tjera, të listuara në një palë zgjedhje, përcaktojnë 60 drejtime të ndryshme politike dhe kanë, po ashtu, 60 vizione. Disa prej tyre kanë dalë nga PD-ja, të tjera nga zemërimi me PS, shumë nuk dihet se nga e kanë burimin dhe kujt i duhen.
25 qershori është koha që do të dihet krejt mirë se cila nga këto forca ka një peshë reale në jetën politike të shtetit, cila ia vlen të qëndrojë në këtë lojë të rëndë pluraliste dhe cilat duhet të shkojnë, ashtu si kanë ardhur, pa zhurmë, pa bujë dhe pa përfitimet që kishin.
Të vegjlit e kanë në qejf të thonë se “të mëdhenjtë kanë ardhur në pushtet edhe me votat e tyre”. Shpesh herë është deliri politik dhe fryma e ndaj vetes. Në vitin 2013, socialistët e drejtuar nga Rama, do të kishin 73 deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, nëse nuk do të kishin qenë në koalicionin e gjerë politik. Pra, humbën nga partitë e vogla, nuk fituan, ndërsa të vegjlit fituan poste jo të pakta, që i kanë edhe tani dhe që shohin mundësinë e humbjes.

Nuk jam naiv të mos e mendoj se “lidhja enigmë” e dyshes Rama-Basha synon, së pari, mbi gjithçka, të godasë një parti afër vetes, LSI-në dhe kjo, edhe nëse ka qenë e dyshimtë për dikë, tani është e ditur edhe për miopët. Po bëhet një lojë e rëndë treshe, që do të qetësohet me shumë vështirësi në ditët e pas 25 qershorit.

Por që në këtë livadh të jashtëzakonshëm politik të mos ketë më 100 lule e 100 shkolla, unë jam krejt i një mendje.
Asgjë nuk do të ndodhë. Do të hiqen nga listat disa parti të panjohura, do të forcohen disa të tjera që do të marrin fizionominë e tyre më të plotë politike, disa nga të vegjlit do të shkojnë drejt emërtimit e partive të mesme dhe të mesmet nuk do të jenë më të tilla.
Ne kemi sot një parti për afër 18 mijë votues. Nuk ndodh asgjë nëse do të kemi një ditë një parti për 100 mijë votues ose edhe më tepër.

 

Share This Article
15 Comments
  • Nuk e di ku e gjen guximin te shpalos je injorance te tille autori plot goje se po iken ca parti sbehet gje dhe se numri partive sdo te thote demokraci. Kjo eshte tipike sjellje dhe arsyetim diktatorial. Mbase prandaj se ka vene as emrin autori sepse e mupton dhe vet injorancen ne rreshtat qe ka shkruajtur. Cdo qytetar ka te drejten te votoje per nje force qe ai beson s e e perfaqeson. Cdo force politike qe perfaqeson nje grup njerezish ka te drejt te dali te bej politik. Sa me pak opsione zgjedhjeje aq me shum tregon se ska demomraci sepse populli detyrohet te zgjedh vetem nga opsionet e percaktuara nga te medhenjte. Ju po kerkoni te krijoni nje sken politike ku te ket vetem 3 parti qe e luajne lojen dhe i gjith populli te jete i detyruar qe te votoj per njeren prej tyre se sben edhe po si pelqeu asnjera si eshte sot rasti. Ku as luli as ilir dhe as ed tradhtari seshte per tu votuar. Kjo quhet iluzion demokracie jo demokraci. Prandaj rrobt ku ti kesh dhe ti qe ben si gazekar she na ben keshtu shkrimesh qe i sherbejne vetem shtypjes se polullit shqiptar.

    • Po kur partit e medhaja qenkan kaq te mira sa e meritokan vec ato me ndejt, atehere pse merzitesh bedri dhe lodhesh me shkrujt? Sepse vete populli do i zgjedhi te medhat vete sipas llogjikes tende. Per me teper kur sic thua ti te voglat votohen vetem nga njerezit e shpis, ca pune i prish ketyre kolosve te tu me ca 10tra vota???? Apo mbase sju pelqe se jeni tu genjy? Se mes reshtash qe ke shkrujt je vec tu rrejt per te bere propagand ne emer te partive te medha. Me bind njerzit se sia vle me.votu alternativa te tjera vec tri partive te medha. Se aty e keni buken e gojes dhe ju gazetart e leshit qe e keni shkaterru kete vend bashke me tri partit e medha?

    • Boll shkrim i dobet. Duket qartazi se dhe lsi esht hedh ne sulm me kap votat e partive me te vogla. Kur te mungon vizioni ske ca ben tjeter por fillon shan konkurrentet

    • Sjam aspak dakort me shokun islami. Partit e vogla apo te mesme duhen gjykuar me te njejtat standarte si dhe te medhat. Te gjykohen ne baze te qendrimeve, vendim marrjeve dhe gjerave te tjera qe vleresohen ne politik. Te gjykosh nje force politike nga madhesia eshte injorance qe se prisja nga shoku islami. Madje i telektualet e vertet duhet te ndihmojn popullin qe te kuptoj se shpesh eshte me mire te votohet per nje force te vogel por qe ka parime te qarta qe ata i mbeshtesin sesa te votosh per partit e medha te cilat kane shkelur shpesh mbi vullnetine elektoratit te tyre( si ne rastin e ps tani qe beri aleance me pd e saliu, apo kur beri aleance me ilirn).

  • Po ky lepiresi pse ben sikur skupton qe jane pikerisht partit e medha qe kane vite qe mundohen te monopolizojn politiken duke goditur te voglat dhe duke vene diktat mbi te vetat ashtu si bene me listat e mbyllura. Apo kur i godasin liken i djeg ketij ndersa te tjerat mire tua bejne? Gazeta dita mos perdorni njerez kaq te anshem ne konflikt interesi per te bere gazetari te mirefillte

    • Artikull per te ardhur turp! Si mund te pranohet nje alibi e tille se pas kaq dekadash qeverisjeje nga partit e medha, tani fajin na e paskan partit e vogla??? Por edhe sikur te jete e vertet se te gjitha te voglat kane marr poste te pamerituara per familjar, a mund te na e sqaroj pak autori qe i ka dal per zot te mbroj edin,lulin dhe ilirin, se si partit e vogla paskan pergjegjesi per keq qeverisje se kane pasur nja 10 poste te dores se katert ndersa partit e medha qe kane drejtuar ministrit e kryeministrit smajne pergjeegjesi?? A sju vjen turp per keto lojera fjalesh qe sbejn gje tjeter vecse nxjerrin hapur se jeni te paafte te qeverisni dhe si te tille e keni me lehte te godisni partit e tjera ne menyre abuzive dhe tua hidhni fajin atyre

  • Ky artikull shkruesi se dika me duket se ne demokraci nuk vendos luli me edin dhe me bedrin se kush do rri e kush do iki si parti politike. Prandaj dhe gara duhet te jet e drejt dhe e barabart per te gjithe. Gje qe ketu seshte sepse politika esht marr peng nga ps pd lsi. Dihet shume mire nga te gjith se gara seshte e barabart per te gjith qe nga fakti qe mediat jane marr peng nga pushteti. Atehere perderisa partit e tjera nuk kerkohet te eliminohen duke i marr votuesit me vizion apo atforma, por duke i shkelur shantazhuar dhe duke i goditur me pushtet, atehere quhet se je ne diktatur.kir pushteti perdoret per te asgjesuar kundershtarin politik atehere dihet se ca je. Por luli edi dhe bedriu duan qe ta vejne emrin ndryshe dhe ta quajn proces politik demokratik. Ashtu si behet ne vendet e prapambetura.

    • Ky eshte si ai muhabeti qe te gjith shanin rojen, ndersa hajdutin asnji. Edhe kjo, sipas edit, lulit, ilirit dhe zedhenesve te tyre si bedri islami, fajin e paskan partit e vogla por jo te medhat qe ne fakt kane qeverisur.

  • Z Bedri ,pse e ben kete propogande , e pikerisht do te na lesh ne vend numuro ,i servilosesh , e te pelqen corba e prishur PS e PD . Nuk te ka hije mor burre ,pak dinjitet ,cfare e kujtoni ju popullin dele , por e ke komplet gabim ,se vetem deskretiton vehten tende .
    Permend ketu, parti te djathta ,parti te majta , .Ta kesh te qarte kemi ,27 vite qe i degjojme nga ju gazetarucet keto fjale . Ne shqiperi ska as parti te majta e as parti te djathta , dhe programi i tyre eshte dhe ka qene i njejte , eshte vetem vjedhje ,mos njohje e prones ,vjedhja e pronave si te privatit ,pa harruar nga keta zuzare dhe vjedhjen e pronave shteterore ,ku kane zaptuar bregdetin ,bile i ruajne me kallashnikov , mos hapjen e dosjeve te sigurimit ,sidomos per politikanet ,ku i ke me dyzina ne te tre keto partite PS PD e LSI . Ta kesh te qarte z Bedri::: Enveri , Stalini , Ducje e Hitleri e kane pasur nga nje emer ,por keto parti qe i ,themeloi e nen kujdesjen e R Alise ,nuk kane emer ,po te jesh burre ,na shkruaj dhe na i verteto kete teme qe po ju shkruaj ,Ta kesh te qarte ,po te hapen dosjet e sigurimit per politikanet e te tre ketyre partive ,keto Parti hikin direkt ,srrine me ne shqiperi ,e kerkojne AZIL POLITIK ne Korene e Veriut ose ne RUSI . Te mos kene frike , do ja u bejne letrat .
    Prandaj, as edhe nje gazetar deri me sot nuk e thote cfare duhet bere qe te zhvillohet vendi , te rritet mireqenja e te integrohemi me dinjitet ne BE , Qe eshte aq e domosdoshme per shqiptaret e nepeperkembur , ku e kemi pare parine ,Pasaniket e socem ,ku dje pa breke ne bythe e sot milionere ,nuk i intereson hyrja ne BE ,,e thjeshte Z BEDRI . Eshte frika e Diktatit te ligjit dhe transparenca e BE . Qe te gjitha keto parti te ketyre 27 viteve kane shkelur dhe perdhosur me brutalitet kushtetuten ,dhe kjo eshte arsyeja qe nuk dine cfare te bejne ne bllokimin e vittingut e reformes ne drejtesi . Por e kane te kote ,te mos mbajne as edhe nje shprese.A e dini Z Bedri qe pensionistet po tallen me shumat qesharake, qe po ju japin keta bandite , a e dini z Gazetar qe jane paguar miliona ne euro nga taksa paguesit popull fukara , kondra shtetit shqiptar, pro pronareve ne gjykaten e Strasbourgut .Po te jesh me mend e me karakter ,shkruani ju gazetarucet , qe duhet te shkoje prona tek i zoti ,desha te ndalem dhe kam ,me se te drejte edhe ai qe ska prona ka interes te ndahen pronat , nuk investon nje me mend ne koke, mbi toke private apo shteterore ,palere te diskutojme firma serjoze jo qe jo , ku papunesia eshte ku me theret qameti Vetem kefene ka shqiperia dhe pika karburanti . cda 5 metra dhe mbaje mend ,nje difekt do rrafshohet Durrsi bashke me Tiranen dhe do harrohet Gerdeci .,.Keshtu hecet .Keshtu rritet mireqenja Ku Rama kerkon mbi 71 deputete ,ku propogandon per reformen ne drejtesi . Te jeni i bindur z Bedri , vetem me kete teme po te rronte BALZAKU do bente rromanin me te bukur ne bote . Me fal qe po ju shkruaj, por them te verteten ,merni honorarin qe ju kane dhene per kete shkrim , por me sinqeritet, une kurre nuk do shkruaja edhe sikur me flori tme peshonin . Eshte kenaqesia me e madhe ne jete karakteri se sa honoraret ,kam te drejte z Gazetar, Ku i madh e i vogel e kupton qe keta jane te papergjegjshem, qe te gjithe e dime se shqiptaret emigrojne cdo dite nga syt kembet , Ku jetoni Z gazetar ,a i ke degjuar nga shume shqiptare si pergjigjen , Ky vend nuk behet kurre , me dhimbje e me deshperim te madh i kam degjuar nga shume shqiptare ,te ndershem .
    Prandaj propogando i nderuar Gazetar , ka ardhur koha te votohet ,per SFIDA ,qofte edhe LIBRA , ku ne parlamentin e ardhshem ,mos leme keta lamashe qe na kane drejtuar sot e 27 vite ,po njelloj .Ka ardhur koha ,keshtu e thote dhe demokracia ,te kemi ne populli i vuajtur dhe i terhequr zvare ,avokatet tane te ndershem qe do punojne per interesat e popullit te mjere .Ku te filloje transparenca ,si me pronat e privatit ,po ashtu dhe me pronat shteterore ,ku Z Bedri i pronat shteterore , i takojne gjithe popullit shqiptar, qe nga Tropoja ,Sarande e myzeqeja , dhe jo ketyre pashallareve te socem , qe ja kane kaluar Duces Enverit , Hitlerit e Stalinit .Po te jesh burre z Bedri ,komento te djathtet e te majtet a ekzistojne ne kete vendin e shqiponjave ,por na i mbush mendjen me programe e tyre qe jane te gjitha te njejta,Vetem vjedhe, vrasje ,shkaterrim te natyres ,sidomos ne qytete dhe ne bregdet ,..PS :e keqja si per politikanet shqiptare dhe per ju gazetaret, eshte se e dini popullin kokpalare te trashe . Mos harro z Bedri.
    ME ME DINJITET ;DREQI e MORI. Z GAZETAR.

    • Ju zoti ADIH, sic duket nuk jeni as mish as peshk.E kujt i duhen keto “..particka…” o zoti Adih?Se mos jane kocka qe tua japim qenve per ti lepire? Bedri Islami ka PLOTESISHT te drejte qe e ngren problemin.Fatmir Mediu-kryetari i PR qe eshte katandisur “nje particke” nuk eshte i zoti te kandidoje me siglen e partise se tij dhe e rjeshton veten tek lista e PD-s.Partite qe ne qendrat e medha urbane nuk mari 11 mije e me shume vota,aq sa duhen per te dale nje deputet DUHET TE SHUHEN dhe te mos ekzistoje emertimi ityre.Po ai duhen Shqiperise 14o deputete ne Kuvend?Ka shume kohe qe flitet te kalohet ne 1oo deputete POR anje politikan nuk e ngren kete problem,asnje organ ligj venes e qeverises nuk pipetin dhe e gjithe kjo se largohen 4o deputete qe paguhen, qe ushqehen nga ne qytetaret.Pse nuk flet edhe ti zoti ADIH per kete shqetesim POR me meresh me Bedri Islamin?

  • “Sfida” me “Libra” , jane me vite drite , larg njera tjetres . Zoti Bojaxhi , njihet si njeri parimor e i drejte , ndersa Ben Blushi eshte antipodi i tij . Ai eshte nje politikan i korruptuar dhe tejet i konsumuar , nje nga produktet demode te matrapazit dhe politikanit me te pa pergjegjshem qe ka pare ky vend , Fatos Grek Nanos !
    Atij pushteti i duhet vetem per te VJEDHUR VJEDHUR , me makuteri e pangopesi . Kete e ka vulosur , gjate kohes kur ka qene neper detyra ministri dhe eshte shquar , jo per pune , por per korrupsion e llafollogji !

  • Ore ju qe e quani Bedriun diktator a jeni te marre apo u vret corapja.Ai s’po thote te kete nje parti, ai thote se 66 parti jane shume per nje vend sa i joni dhe e ka drejt se i ngrihet nje psikopati e ben nje parti dhe hajde.Problemi eshte jo mos bejne Parti por nese nuk i mbeshtet kush pse te marrin paret e shtetit per zgjedhje, apo se dini ju qe marrin pare keto Partite, marrin e ca mijra vota dhe kerkojne pjesen ne tepsine e pushtetit pastaj,Kjo eshte e keqja qe thote Bedriu jo tjeter.Na dolen demokratet e medhenj te pluralizmit hahahaha.

  • ARTIKULL I SHKELQYER.E ÇNA DUHEN 127 PARTI DISA KAN VETEM EMRIN..! TE VENDOSET NJE ORAG PSH.10% DHE ATO QE NUK E KALOJNE PRAGUN TE SHKRIHEN SE PO HANE MBI KURRIZIN E POPULLIT.SE JANE PARTIÇKA FAMILJARE QE NUK I DUHEN ASKUJT.ATA QE KUNDERSHTOJNE B.ISLAMIN JANE IDHETARET EBTYRE.BASHA BERI FAJ QE PRANOJ NE LISTA PD ALEATET.DHE KJO U PA SE NDRRHYRI SALIU ME ANKESEN E MEDI GERDECIT.

  • Ndersa ti qe kur thua se marrin ca mijera vota dhe duan pjesen e tepsis dukesh se propaganden e kujt po ben dhe je aq injorant sa as llafet e tua nuk perdor dot por perdor ato qe te ka shplar shef edi. Me ler te te shpjegoj dicka e mbase kupton dhe ti. Nese vdo force qe ne baz te votave kerkon poste drejtuese atehere i pari grykes qe kerkon pjesen me te madhe te tepsis, ose qe te gjithen si tani, eshte edi me lulin. Ata po e kerkojne per vete te gjithen. Nese e keni pastaj per ca i perdorin ato poste drejtuese, ai eshte mhb tjeter. Ketu duhet te qendroj dhe debati.por kryetari yt spurdhjak, ska shans ketu sepse e di qe eshte i humbur ne argumenta sepse eshte ai i pari qe ka abuzuar me emerimet ne administrat me njerez pa asnje kontribit dhe qe ne fund sdhane asnje rezultat pozitiv.prandaj dhe sot sjane me aty. Eshte ky i pari qe e dha admi istraten me koncesion, sic dha hipoteken te vilma nushi. Eshte ky qe i fali 50% te administrates lsi dhe kur ne socialistet e kundershtuam. Prandaj mos na tregoni me genjeshtra se e ke i q…re mhb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *