“Të votohet marrëveshja e 5 Qershorit”/ Soreca për listat e hapura: Ne e njohim rolin e parlamentit

Leda Hysa

Bashkimi Evropian kërkon që e njëjta frymë diaologu që solli firmosjen e marrëveshjes së 5 qershorit, të vijojë edhe për ndryshimet në kushtetutë për listat e hapura dhe propozimet shtesë për Kodin Zgjedhor që rrëzojnë ndër të tjera edhe koalicionet parazgjedhore, por njëkohësisht nënëvizon që Bashkim Europian njeh rolin e parlamentit në reformën zgjedhore.

Kryediplomati Luigi Soreca u shpreh se Bashkimi Evropian e mirëpret marrëveshjen për zgjedhoren ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët dhe pret miratimin sa më shpejt të saj në parlament.

Ne inkurajojmë palët të vazhdojnë dialogun me të njëjtën frymë bashkëpunuese që u tregua në marrëveshjen e 5 qershori. Ne kemi parë disa propozime shtesë për Kodin Zgjedhor, të cilat nuk janë pjesë e rekomandimit të OSBE/ODIHR. Ne e njohim rolin e parlamentit në lidhje me reformën zgjedhore”, u shpreh ambasadori i bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca.

Ambasadori i bashkimit Evropian, Luigi Soreca e vlerësoi sërish reformën zgjedhore, kyçe për negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen evropian. “Pa këtë kusht, Shqipëria nuk mund të fillojë konferencën e parë ndërqeveritare. Ky si kusht do të përmbushet patjetër, ndaj duhet bërë patjetër”, u shpreh kryediplomati i BE-së.

l.h/ dita

Share This Article
5 Comments
  • Jane dy probleme o EUROPE:
    Ose nuk doni ju qe te na pranoni.ose dy partie e medha ne Shqiperi po lujane me kete lloj kodi qe nuk eshte kod dhe nuk duan te jemi ne Europe.PO KUR 85% E POPULLIT DO NDRYSHIME DHE DEMOKRACI,DO ATO SUGJERIME TE OSBE,PERSE EUROPA KURVA PLAKE NUK I DO SHQIPTARET???

  • Qy u be xheloz ndaj vrapoi qe te behej pjese e teatrit qe po luhet ne kurriz te shqiptareve.

  • Per mendimin tim eshte qendrim i drejte i sorekes.1.promovon dialogun per zhvillimin e reformes.2.njeh ekskluzivitetin e parlamentit ne ecurine e reformes,deri ku dhe cfare do te perfshije ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *