Të zëvendësuarit me të ikurit e PS-së

anazapta

Nuk më duket e ndershme qe E. Alibeajn apo L. Demi te zevendesohen me te ikurit e PS-se.Dy individe qe brenda kornizave te tyre te pakten kane qene ne gjendje t’i nenshtrohen llogjikes dhe te perdorin intelektin e tyre edhe kur kane mbrojtur udhezimet e Berishes. Minimumi qe mund te dallosh ne personalitetin e tyre eshte profesionalizmi dhe shume pak klientelizem siç ka ndodhur rendom me shumicen e deputeteve te pozites. Ne PS do te quaja veprim pozitiv lenien jashte te A. Malaj. Jo sepse gjykoj ne aftesite e tij profesionale – perkundrazi, per sa kam lexuar ne shkrimet e tij per financat dhe ekonomine kam ndare ne shumicen e rasteve te njetin opinion – por per faktin se ai nuk kupton si duhet jeten e brendshme dhe rregullat e lojes brenda nje partie. Do te kishte qene veprim i matur i tij nese pa zhurme do te ishte larguar, ndoshta edhe per nje fare kohe, nga skena e politikes. Çdo njeri ne fund te fundit ka nevoje te dale jashte e te kerkoje qetesine nese nuk perballon dot rezonancat  e klimes se renduar politike.  Ne listen e PS-se ajo çka me terhoqi vemendjen ishte renditja e S.Brahos nder vendet e para ne Tirane. Kjo mund te jete pjese e marrveshjes me LSI-ne por nuk tingellon e justifikuar. E keqja me e madhe nuk qendron tek listat por tek primitivizmi i kultures tone per te organizuar nje shoqeri me te vertete demokratike. Pas afro 25-vitesh ne post-diktature ka ardhur koha te kalojme vertete ne demokraci e demokracine nuk mund ta bejne te perhershmit e politikes shqiptare por brezi i ri qe eshte rritur pa paragjykime e pa kurrfare influence nga e kaluara.Urojme qe kete radhe Shqiperia te rilinde me te vertete.

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
7 Comments
  • Shihni me kujdes qendrimet ndaj personave qe kane liri mendimi: perhere te lene jashte… Seshte e drejte.

  • I dashur shoku yne Jovan Bregu…ti mik qe i do te miren PS kuptoje qe te shkruash nje e mail te till nuk e ndihmon ps. Sepse ps nuk mund te kthehet ne nje ushtri te perbetuar ndaj Krietarit Edi dhe ju te katir te 2 e te 4 nuk mund ti mbushni mendjen popullit socialist me keto gjepura! Socialistet kane qene para jush e do jene dhe pas jush pjese e asaj partia qe sot eshte uzurpuar nga bojqellsat e vegjel.
    Ju uroj pune te mbare dhe per pak kohe ne katet e PS!

  • Suksese Malaj te tille sulmesh do ti hasesh gjithnje gjate rrugetimit tend por gjithnje do te gjesh rrugen e duhur per ti perballuar fitore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *