Roma dhe Krishti…
Roma e lashtë e vari Krishtin,
pa ligje dhe pa gjyq,
Roma e lashtë e vari Krishtin,
e vari në një kryq.
Roma e lashtë e vari Krishtin,
po Krishti prapë u ngjall,
Roma e lashtë e vari Krishtin,
dhe Roma u bë djall.
Roma e lashtë e vari Krishtin,
e vrau barbarisht,
gjithë jetën do rëndojë mbi Romën,
vdekja e zotit Krisht.
Roma e lashtë e vari Krishtin,
nga kjo dot s’flinte gjumë,
Roma kish frikë nga Jezu Krishti,
ndaj ngriti kisha shumë.
Roma e lashtë e vari Krishtin,
ja mori krejt firomën,
ndaj në u ngjalltë zoti Krisht,
s’ka pse ta fali Romën!
27.04.1995
Do vdes i varfër..
Do të vdes me shpirt të qetë,
krejt i varfër si Sokrati,
se në vëndthin tim të shkretë,
asnjë i mençur fat nuk pati!..
8.05.1996
Vendi im…
Ku sytë njeri-tjetrit,
i nxjerrin vëllezërit,
ku krimbat rrojnë,
më me dinjitet se njerëzit!
Maj, 1996
Të ligut ose qymyrit…
O qymyr-s’të bëj dot mik,
s’kam lindur për vetmohim,
kur je i ndezur më djeg,
kur je i shuar më nxin!
Shtator, 1995
Era e hudhrës…
A e dini ju-o njerëz,
një fjalë plot ëmbëlsirë:
“Erë e hudhrës e mbyt keq,
dhe parfumin më të mirë!”
Korrik, 1997
Një gomar…
Një gomar mbetet gomar,
qoftë i veshur dhe me ar!
Dhjetor, 1995
Kur më shajnë…
Sa më shajnë aq më bën,
aq më bën e s’më prish punë,
se kur më kafshon një qën,
nuk mund ta kafshoj dhe unë!
Shtator, 1995
Budallai dhe dembeli…
Thotë një proverb i vjetër,
dhe nuk pranon diskutime:
“Budallai dhe dembeli,
nuk bëjnë kurrë gabime!”
Gusht, 1999
Kolltuqet…
Kam njohur burra shumë të ndershëm,
kur s’kishin grada dhe ofiqe,
ndryshuan kur u bënë ministra,
kolltuqet pjellin tartabiqe!
Tetor, 1998
A.DUKA

Poezitë e poetit talentuar Arben Dukës,të letësojnë stresin , jan të fuqishme atdhetare dhe do të veprojnë si busull orjentimi për të quar në drejtimin e një të ardhmje të sigurtë për të përballuar vështëristë ,jan e kundërta e nga poezitë false të degjenrimit e trubullimit degjeneruar kapitalist.
Freskia e poezisë poetit madhë vjen me këto poezi të zgjedhura të mësipërme në vazhdën e traditës më të mirë të poezisë sonë kapitaliste ,poezi të frymëzuara ,por pa para..
Por në këtë vazhdë të krijimeve dua ,të ju paraqes disa vjersha të hershme nga krijmtaria letrare e poetit gjatë ralizmit socialist që përshkohet nga fryma e lartë revulicionare për popullin dhe atdheun ,dhe për shokun Enverin .(,ndoshta në krijmtari të v. 1975 ?…)megjithse shumë i ri Arben Duka shkruan vargje të fuqishme me nota të spikatura që dëshmon për talentin dhe aftësinë poetike të nivelit shkëlqyer si poet i ri ,dhe tani një kollos i krijmtarisë letrare
*****Poezia Nr-1********.
1) -Në ditën e takimit të shokut Enver Hoxha me kuadrot e studentve ushtarak.
Atë ditë korriku
s’e harrojmë kurrë
sytë tan’ të qeshur
mbetën në flamur.
Kur puthi flamurin
me sytë plot mall
Enveri na puthi
të gjithve në ballë.
********Nr. -2 ********
Na Bashkuan Ëndrrat…
Me krah’ të ylbertë
pran’ më shkoi një flutur
mbi fushën e blertë
ra një dritë e bukur.
Ajo s’ishte flutur
ishte shoqja ime
me dy sy të pastër
porsi dy burime.
Nuse seç e zgjodha
më lulen ndër vajza ,
na bashkuan ëndrrat
s’na bashkoi unaza.
Syri i sajë i bukur
më lidhi te brazda,
kaq fort s’do më mbanin
as njëqindë unaza.
*******Nr.-3*********
PËR VETE DHE TIM ATË….
Ti tek unë rron
gjak nga yti zien
për çdo brez që shkon
për çdo brez që vjen.
********Nr-4**********
MALLI I NËNËS…..
Eh, ky malli i nënës
s’iu ndaka të birit
nga prushi i vatrës
te vjë e kufirit.
***************
Rrofsh o ” fteri,, ! E kërkova këngën dhe e gjeta.