Teatri “Bylis” në rikonstruktim të plotë

Dita

Teatri “Bylis” i Fierit i është nënshtruar një rikonstruksioni të përgjithshëm, që pritet të përmirësojë kushtet për aktorët.

Punimet janë parashikuar të përfundojnë në fund të muajit korrik, ndërsa gjatë kësaj kohe, aktorët po i vendosin shfaqjet në skenat e qyteteve të tjera, duke ndikuar sadopak në ringjalljen e jetës kulturore të tyre.

Drejtori i këtij teatri, Astrit Hasani thotë se rikonstruksioni përfshin ndërhyrje tek ambientet e brendshme, fasadat dhe tek ndriçimi.

Ai vijon të thotë se punimet për rikonstruksionin e teatrit “Bylis” po ecin me ritme të kënaqshme.

Fotografi e realizuar brenda teatrit “Bylis”, gjatë kësaj periudhe rikonstruktimi

s.a/dita

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *