Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Teatri i kukullave vazhdon “t’u shërbejë fëmijëve shqiptarë” me shfaqjet e tij. Janë kukulla me imunitet parlamentar, këto që sot kërkojnë të marrin përsipër një rol të rëndësishëm, në skenën ku takohen të gjitha kukullat shqiptare. Pjesë e rolit apo performancës provinciale, janë edhe përdorja e epiteteve, si p.sh. “marionetë” e këtij apo atij. E vërteta është e hidhur dhe jo fort e mirë për shikuesit e këtij teatri me nivel kaq të ulët.
Këta janë, pa përjashtim marioneta, si majtas, si djathtas. Lëpirja e prapanicës së atij që ka pushtetin, është për këto kukulla, pasioni dhe përkushtimi që i mban në këmbë. Edhe kur bërtasin apo flasin në emër të “moralit” apo të “drejtësisë”, mos i merrni seriozisht. Janë thjesht marioneta, dhe si të tilla, nuk munden ndryshe. Është i vetmi “biznes, që bart frute”, në këto anët tona. “Fëmijët shqiptarë” e paguajnë sa frëngu pulën biletën e hyrjes në këtë teatër marionetash nga provinca!
