Nga Bedri Islami
Nuk e di pse, por shpesh herë kam menduar se më në fund, konflikti mes një grupi aktorësh, përgjithësisht të mbështetur po nga të njëjtët që bënë “Kasandrën” e përmbysjeve në 30 qershor, dhe, nga ana tjetër, qeverisë që kishte nxjerrë një vendim të saj, të kthyer më pas në vendim parlamentar, më tepër për të shpëtuar nga përgjegjësitë se sa për t’i dhënë vendimit rëndësi parlamentare, një ditë do të gjente një zgjidhje përafruese, në të cilën, të dyja palët dhe ai që në fakt qëndron pas kësaj historie, një kompani e afërt me qeverinë, do të gjenin të mesmen e artë, që dalëngadalë po i del edhe kallaji.
Që nga dita e pardjeshme ky besim apo shpresë, më është thyer dhe tani jam i bindur se edhe teatrit i vjetër do të shembet, në fakt koha i ka ardhur për t’u shembur, pasi është kthyer në gërmadhë, edhe kullat do të ndërtohen dhe fitimet prej tyre mund të ndahen në disa pjesë, jo vetëm të qeverisë, edhe Aleanca për teatrin, do të mbetet një kujtim i së shkuarës.
Drejtuesit e saj do të përafrohen edhe më drejt opozitës, gjë që në fakt ka qenë edhe më herët, ndonjëri prej tyre do të bëhet pjesë edhe e strukturave të larta të saj, por e gjitha do të mbetet një kujtesë afatshkurtër, si ndodh shpesh herë në këtë vend.
Është thyer besimi im sepse jo rastësisht dhe jo papritur, por e shfaqur budallshëm, gjithçka ndryshoi: nga një çështje mes komunitetit të artistëve dhe disa analistëve kryeneç në dëshirën për të pasur përplasje, u fut politika.
Dy njerëz që nuk e kishin çështje të tyre, befas, si nuk ishte pritur aq marrisht, morën përsipër të bëhen liderë të kësaj lëvizje “antiprishje”.
Një çështje të artit dhe ballafaqimit mes dy koncepteve, ata u bënë një çështje politike. Duke e atrofizuar atë, si çdo gjë tjetër që të del në rrugë befas dhe ti e sheh atë si një dhuratë qeveritare për të protestuar opozita, dhe, si mos më keq, nuk e kishte menduar kurrë më parë.
Basha, drejtuesi i opozitës, qoftë asaj të veçantë, qoftë asaj të bashkuar, i duket ende se e gjithë kjo ishte një dhuratë tek e cila mund të spostojë çështjet tjera, të cilat rëndojnë jo vetëm mbi të, por mbi të gjithë opozitën.
Ai e bëri teatrin politikë të tij dhe mendon se mund të bëjë edhe më tej rolin e liderit, i cili një ditë të afërt, do të përmbysë qeverinë, mund të ndëshkojë këdo që i del para, të bëjë premtime të tipit pinokian dhe të mos tërheqë mbi vete asnjë përgjegjësi.
Në gjashtë vitet e tij në opozitë, ai i ka humbur të gjitha betejat ku është futur, herë sipas dëshirës së tij dhe herë të tjera sipas tërheqjes së çastit.
Ka humbur zgjedhjet vendore dy herë radhazi dhe ato parlamentare, është larguar nga parlamenti duke deleguar aty njerëzit e listës së tij, të cilët askush nuk e di pse i kishte futur e që, po ashtu, askush nuk e di pse i mallkon tani; dogji mandatet duke menduar se po djeg Shqipërinë, por mjaftoi vetëm një vërshëllimë nga Departamenti i Shtetit dhe i mblodhi njerëzit me më shumë vrap se sa i kishte shpërndarë; humbi në ato që i quajti beteja, po që ishin thjeshtë kundërshtim vendimesh për këndin e lojërave në Tiranë, për Pazarin e Ri, për sheshin Skënderbej, për zgjerimin e Tiranës, për rrëzimin e qeverisë Rama përmes dhjetë protestave, të cilat i filloi me molotov dhe i përfundoi duke u stërbetuar se është njeri i paqtë dhe jo i dhunës, humbi kryetarët e bashkive që në të gjithë këto vite janë qeverisur nga e djathta dhe vazhdon të mashtrojë ata se janë përsëri në detyrë, sikur bashkitë të ishin në xhepin e vogël të tij ( në xhepin e madh ka llogaritë me kunatin), humbi në protestat kundër tarifës në Rrugën e Kombit, menjëherë pasi u bë një marrëveshje e fshehtë, pra, asgjë nuk ka fituar.
Në fakt, njeriu që nuk do të futet në zgjedhje, megjithë përbetimet, është pikërisht ai, pasi, i papërgatitur si është, me struktura të shkatërruara dhe inatçore, me dilemën se çfarë mund të bëjë dhe si do ta bëjë, më shumë nën viktimizimin e një grupi analistësh të zemëruar me qeverinë për çështje që nuk kanë të bëjnë fare me agjendën e tij politike, ai e di se është pa rrugëdalje dhe tani, në këtë vapë përvëluese, i duket se gjeti diçka.
I gëzuar se i doli përpara një kauzë, që nuk është e tij, pasi fjalori i përdorur nga ai nuk dëshmon se kemi të bëjmë me një njeri të lexuar, ai po mbledh bateritë e lodhura për të ndezur një çështje, që, nën diktimin e tij, do të bëhet një çështje e zakonshme politike, e përballueshme për qeverinë dhe dështuese për ata që besojnë ndryshe.
Lideri që thërret se 85 për qind e popullatës e refuzoi Ramën, duke u futur vetë në lojën e politikës së teatrit, kthehet në një tetar që nuk mbledh dot as dy qind vetë…kur, normalisht, megjithëse thirrjet dhe angazhimin e Dollapit, ku “fshihet” edhe Vasili, duhej të kishte dhjetra mijra.
Vendimi i parlamentit për të rrëzuar një godinë dhe për të ngritur një të re, ndoshta moderne dhe për t’i hapur rrugë kullave që do të ngrejë firma Fusha, ka disa kohë që është marrë, por presidenti i vendit, Meta, vetëm para dy ditësh, në mënyrë demonstrative, gjeti kohën dhe mundësinë për të paditur atë në Gjykatën Kushtetuese, e cila, edhe kur të ngrihet, do të merret fillimisht me gjëra të tjera, ndoshta edhe me vetë atë. ( Kjo e fundit do të varet nga ndonjë takim tjetër gjysëm ilegal mes tij dhe shefit të qeverisë).
Sapo nisi një, le ta themi përleshje, mes një grupi të komunitetit të teatrit dhe mbështetësve të tyre, presidenti doli nga zyra dhe u vendos në kreun e lëvizjes, që tashmë bëhet dy herë politikë. Animi i balancës nga PD-ja, si mbështetëse politike, e alarmoi kahun tjetër opozitar, që, nëse nuk shpwtuan vetë, deleguan aty presidentin e tyre.
Tani e tutje qeveria do e trajtojë si një përplasje politike dhe në fakt kjo ka ndodhur. Ajo i kujton opozitës gjithë herët që ka humbur, si parathënie për humbjen e radhës, që tashmë, si një vendim parlamentar, i mbron krahët asaj, qeverisë, për të vazhduar me zullumin e një afere që ende askush nuk e di se si do i dalë tymi.
Qeveria e ka menduar mirë këtë që po ndodh. Ajo e di fare mirë se kalimi i kauzës teatër, në teatër – politikë, nuk i prish punë asaj, por ia lehtëson punën.
Ia bën më të lehtë anormalitetin që ndodhi, kur një parlament, shpesh herë kukull, miraton një vendim të veçantë, për një çështje të veçantë, për disa kulla dhe një godine teatrore, e cila, sado moderne të jetë, kurrë nuk do të mund të harrohet se bashkë me të u ngritën edhe disa kulla dhe se, pas tyre, ishte një aferë e rëndë financiare, nga e cila do të përfitojnë shumë vetë, në qeveri e jashtë saj, pra, në qeveri dhe në opozitë.
Ka patur në këto gjashtë vite vetëm një lëvizje në të cilën opozita nuk u lejua të ishte pjesë, protestat studentore, të cilat, edhe pse nuk arritën atë që deshën në të gjithë përmasat e kërkuara, përsëri dhanë mesazhin se , duke qenë jashtë politikës, ata ishin frymëzuese.
Në momentin kur politika futi këmbën e parë, lyer me bardhësi, si ujku në përrallën e kecave, ajo filloi të zhbëhet.
Tani, me çështjen teatër po bëjnë teatër të gjithë. Disa e kanë sinqerisht si një brengë dhe disa të tjerë e shohin si një mundësi për afirmim. Ndërsa qeveria e sheh si një mundësi për fitim.
*****
Botuar sot në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë
KY KOMENT U FSHI NGA MODERATORI
Kujtesë për militantët që prej 30 vitesh, shkojnë prapa familjeve mafioze të politikës e pushtetit në Shqipëri
Prej 30 vjetësh, agallarët e tre partive PD, PS, LSI, po kacafyten me njëri-tjetrin, jo për moral, ideologji e demokraci, as për interesin kombëtar, apo hallet e shqiptarëve, por vetëm për pasurimin dhe sundimin e tyre në politikë e pushtet.
Siç kemi parë, pas cdo konflikti të tyre deri me denigrime krevatësh bashkëshortore, ata janë puthur, kanë lëpirë pështymat e hedhura në surretërit e njëri-tjetrit, janë ribashkuar e kanë vazhduar hajdutëritë dhe krimet, kundër vendit e popullit.
Pavarësisht, se zihen çdo fillim, mes e fund pushteti, vetëm kur nga banda në pushtet, nuk ndahen “thelat” në rregull e sipas pazareve (si i 17 majit), ose bëjnë sikur përleshen, sa për t’i hedhur hi syve popullit, se gjoja po luftojnë kundër krimit e korrupsionit dhe; se gjoja po mbrojnë demokracinë e interesat e shqiptarëve.
Por “armiqësia” e tyre është teatër politik, me role hero pozitiv-hero negativ, mbasi në çdo pushtet të çdo partie, krerët e PD, PS, LSI dhe bandat e tyre, i kanë familjarët, banditët dhe çetat e tyre servile, në punë e poste shteti dhe përfitues tenderësh, koncesionesh e pasurish kombëtare, të cilat i vjedhin, i ndajnë me qira 20-99-vjeçare dhe i blejnë për 5 lekë
Si eshte e mundur qe keta tre plehra tre qelbesira te korruptuar dhe bq te kene ne dore jeten e shqiptareve. Keta bq duhen lincuar ne mes te sheshit skenderbej bashke me kriminelin berisha. Vetem atehere do behet ai vend
Qeveria Rama nuk eshte ne konflikt vetem me artistet e teatrit. Eshte ne konflikt me studentet qe i pati ne greva per ato tarifat e larta te rritura vit me vit ne kurriz te tyre. Eshte ne konflikt me pensionistet qe ne 6 vjet i ka rritur pensionin sa nje pakete cigare. Eshte me buxhetoret qe ne 6 vjet i ka bere vetem nje rritje gjysmake page per infermiere dhe mesues dhe askend tjeter. Eshte ne konflikt me keta buxhetore qe ka 6 vjet qe nuk u jep shperblimin e vitit te ri apo Rrogen e 13 qe e ka detyrim ligjor. Eshte ne konflikt me minatoret qe mbeten ne greva. Eshte ne konflikt me shtetasit qe u prish banesat. Eshte ne konflikt me te pa punet e shtuar. Eshte ne konflikt me FMN, BB per ato koncesionet mafioze ku ka shitur ekonomine shqiptare. Eshte ne konflikte me fature 120 milion Euro fale marrezise tij si ai me ate Bekettin. Eshte ne konflikte me ato tenderat e Gjiknurit me firma me dokumenta te fallsifikuara. Eshte ne konflikt me nje ekonomi shqiptare qe e ka dergu ne koma me ate borxhin publik astronomik. Eshte ne konflikt pra me gjithe shqiptaret. Dhe konflikti me shqiptaret u pa te ajo pjesmarrja ne ate 30 qershorin qesharak ku edhe pse me kercenime, premtime, detyrime nuk arriten dot te dergonin ne ate farse as 20% shqiptaresh, edhe kjo e manipuluar. Pra ky eshte ne konflikt me nje popull te tere duke u konfliktuar ne aspektin kryesor te nje qeverisje, ne ekonomine e rrenuar prej tij. Konflikti qe qeveria Rama ka me ekonomine e ben kete qeveri qeverisjen me konfliktuale te ketyre viteve tranzicion.
Ja dhe nje tjeter shembull tipik, kur komenti ka me shume vlera se vete artikulli.
Protesten e studenteve nuk e zhberi opozita, por vete baza e Rilindjes, se PS nuk ka me tani. PS ka perfunduar ne ushkuret e Ramutit. Baza e Rilindjes ishte ajo qe e denigroi e para gjithe masen studentore, duke e hedhur si viktime ne carkun e opozites. Baza e Rilindjes e interpretoi si manipulim te PDse, per te njejtat arsye qe po interpreton sot dhe rezistencen ndaj prishjes se teatrit.
Interesi i publikut nuk qendron tek godina, por te kullat e Fushes. Nese godina do te ringrihej me te njejten strukture te jashtme duke ruajtur gjithe elementet qe i ngjajne skenes dhe salles se vjeter do ishte shume bukur
Por Ramuti ka plane te tjera, dhe ketu fillon kontrakdita e tij.
Dhe patjeter, kjo eshte mje dhurate fallco per opoziten, sepse i jep Ramutit legjitimitet per te vepruar ne emer te pozites.
Me sakte, gjithe ajo estrade me postime ne Facebook qe kemi bere deri tani
Socialist=hajdut specialiste
Loja teatrale e aktorëve të politikës së rrugës dhe endacakët e politikës që i nxorri zbatica në brigjet tona s’po lënë gurë pa rrekullisur vetë e vetëm t’na krijojnë barrikada në udhtimin tonë drejtë të se resë dhe emancipimit shoqerorë.
Lideruci i parë i forcës më të madhe opozitare i ardhur nga misioni nderkombetarë ku edhe u afirmua si njeri më prnicipe lidershipi sapo u rekretua në kolibën e shqupit nderroj lukun stilin dhe cdo vertyt e kthej në në ves dukë u shderruar në një kukull elektonikë qe i bindesh cdo urdheri të adoptuesit tij tamam si të ishtë babai tij biologjik.
Kesisoj partiaku kazmatik Sali bej Berisha më adoptimin e qunakut Lul Basha vrau jo një apo dy zogj më një gurë,por arriti të vristë një tufëz të madhe zogjesh dhe neperkash më një gurë dhe më një të gjujatur të vetmë, dukë qendruar gjithnjë i maskuar pas cdo krimi pra hjedhë gurin dhe fsheh dorën e tij të mbular më gjurmën e gjakun dhe krimit.
Thuajsë në çdo nisëm dhe projekt që ndermerr qeveria lokale dhe ajo qendrorë në përmisim të jetës dhe infrastrukurës së vendit dhe kryesisht atë të kkyeqytetit opozita jonë e rrugës pa rrugë e pa potrë dhe pa finish opozita e shtigjevë të zeza ndermërr aksjonin e rrebelimit dukë u bërë pengesë rast pas rasti që i sjellë demë dhe vonesa të konsiderueshmë vendit dhe vetë qytetarëve ku doemosdo kanë edhe një kosto të rëndë finaciare,
Sigurisht çdo perpjekje rrebeluese e endacakëvë të rrugës ku fatkeqësisht akoma ka njerëz që e konsiderojnë ketë skuadrile sherrtarë si një forcë politikë opozitarë!
Doemosdo shtetit dhe qytetarëve u shtohët një barrë jo e vogel në xhepat e tyrë,kujdesja dhe ruajtja e rendit dhe jetës së qytetarëve në çdo rast kurë endacakët e rrugës zaptojnë si kermijtë rrugët sheshët dhe bulevardët tona duke shkundur jargët e tyrë të shpifur vend për vend e gjithmonë në vendin e gabuar.
Mirpo kjo është e mira dhe e”keqja” e demokracisë ku shtetit i duhët më doemos ti dali për Zot edhe atyrë që jo vetëm janë zëra dhe mendimë ndryshe, por edhe atyre qe dashje pa dashje çveshen totalisht nga petku i njeriut të moralshëm dhe të vetëdishëm, duke u shkuar pas “gjeneralevë”pa lavdi pa spaleta dhe pa ushti aktive.
Aktorët e graduar nga producenti Sali Berisha ditën e enjetë të datës 25 korrik 2019 u mblodhën si një tufës e dehur nga tempaturat e larta të ketij fund muaj rrethë kolibës se shqupit dhe pasi degjuan pjesën “rruzarë të meshtarit” LUL Basha, moren “kumengun” njeri pas tjetrit sigutisht dukë nënshkuar mbi qitap demin e bërë në pritje qe meshtari i vogël mbase nesër dotë bëhët PAPË….!
O ZOT KI MESHIRË MOS E BA “GABELIN” MBRET SE TË PARIN VRET BABËN E VET….!
NGA
PRENG PJETRI
LEZHË
Ky pushtet po mundohet te korruptoje qdo qenje te gjall dhe kur mendon qe ja arriti qe ta beje kete tek aktoret imagjinoni se qfar mund te beje tek njerezit e thjesht.
“Intelektuali” perfaqesuesi,zedhenesi e funksionari I larte I PD paska ndryshuar emertimin e I paskavendosur vehtes emrin konflikti Rama vs shqiptaret.Aferim.Ne cdo vend te botes pensionistet kan nivel te ulet jetese.Ne shqiperi pensionistet kan shtepia personale rreth 93% e tyre,ndersa ne Europe pensionistet kan shtepi personale 20-35% sipas shteteve te ndryshem.SE dyti mos genje shperblimin per vitin e ri pensionistet e marrin vazhdimisht.Se treti sistemi ekonomik qe Shqiperia ka zgjedhe eshte ajo e “kapitalizem I eger”ngjason me ate te Reganit(qe Berisha e ka studiuar mire) e Tacherit qe konsiston ne pagesen per punen qe kryen e konkretizuar me kontraten e punes.Kapitaliizmi socialist eshte me I bute se kapitalizmi Amerilan apo Anglez e pagesa e muajit 13 mvaret nga ndermarrja ku ti punon e nga gjenja ekonomike e saj,patjeter e vendosur ne kontraten e punes.Gjendja e borxhit puplik eshte ma e ulet se ne kohen e Berishes(fati qe shqiperia nuk ra ne gropen ekonomike qe ai kishte bere.Sot ne bote per nje shtet super te varfer e pa te zhvilluar si ne PPP eshte kusht per ndryshim rranjesor ne transport e sherbime,thjeshte se nuk ke para as mjete financiare per ta pershpejtuar permiresimin e infrastruktures sherbimet ndaj POPULLATES.Zakonisht investitori fiton 3-5% nga shuma qe ai investon qe eshte pak me e larte se interesi qe ai do merrte nese kto para apo dollar,euro do I depozitonte ne banke.Polika eshte vendi I deklarimeve,manipulimeve,mashtimeve diten per diell.Ti or “intelektual” malin e Dajtit e ben fushe Myzeqeje,prandaj sot je kaq I pavlere e i pa dije,perfaqsuesi ideal I nje organizate politike mashtruese,manipuluese e tashma gjithenje e ma teper e pavlere.Te lutem miqesisht korekto shkrimin tim.Te faliminderit
Lali pleri hajdut me cizme
Kryeministri kërkon të garantojë “majmjen”e llogarisë së “Fushës” me paratë e nxjerra nga grabitja e pronës shtetërore të Teatrit, ku 1200 metra katrorët pronë e tij, me “bekimin” e tij dhe Erion Veliajt, bëhen 8465 metra katrorë. Do ndërtohen 4 kulla 21 katëshe. Janë 205 milionë euro fitim neto, me përllogaritje minimale, ku kryeministri dhe kreu i bashkisë Tiranë kanë fitimin e tyre, prandaj bëjnë të dy si “gore” në pikë të vapës. Është punë lekësh, “njëra dorë lan tjetrën, dhe të dyja lajnë fytyrën”. Por ama fytyrën kriminale të kësaj qeverisjeje dhe oligarkëve klientë të saj nuk ka lumë apo det që e “lan”
Na mbyten katundaret dhe injorantet.Na spjegoni se si u bekan keto vjedhje ashiqare.qe keni mbetur duke akuzuar per vjedhje te gjithe .biles edhe zotin ne qiell.
Ju jeni fundi i kazanit qe nuk doni qe vendi te eci perpara por te rrije ne ven numero. ose te behet si tere malesia.
Opozita konsiderohet e falimentuar , duke future brenda saj dhe Presidentin . Nuk ka me opozite rruge . Ajo jeton jasht komas . Keshtu dhe presidenti , qe eshte bere pale dhe eshte deakorduar teresisht . U provua fakti se sa I pa rendesishem eshte Presidenti ne Shqiperi . Mjaftojne dy firma kontraverse dhe del nga sistemi . Rendesi ka fakti , si do t’u veje filli ? Te fuqizohet opozita parlamentare dhe Partite parlamentare ekzistuse . Nuk mund te pretendohet se do te ndodhi cudia . Opozita e rruges ekziston vetem , per vete . Nuk ka c’i duhet kujt , vec disa pseudo aktorve , qe firmosin peticione . Ju bej nje thirrje miqesore demokrateve te vertete: Merruni me ligjin dhe pervishjuni punes , per themelimin e PD institucionale , qe do te sjelli nje mendim opozitar kohor .Ata analiste, qe ju ju rekomandojne ndryshe , duan te bejne sehir . Mos prisni te piqen gorricat . Jashte ligjit nuk mund te behet asgje. Europa nuk eshte Eritre ! Daullja bie per ata , qe kane veshe . Zgalem
Keta i thone vetes shqiptar
Por jane krejt disa klloshar
Gjysh babgjysh bab e nip
Brez mbas brezi tradhetar
Kur babezia keta i kaplon
dhe goja gjak shkumbezon
at’here nisin cirren terbohen
dhe tek i huaji ven ankohen
Edhe shpifin kaq paturpesisht
Kerrejne me gjuhe cakallisht
Egersisht duan vetem kafshat
Nga Shqiperia Nena e ngrate
Po kur kapardisen kercenohen
Shajne e buzdham gjaksohen
Dhe tek shqiptaret trimerohen
ndersa tek i huaji jargezohen
Dil dhe therrit rrugeve te botes
Duke share e shtepine e tyre
Keta duan vetem drurin kokes
sepse jane njerez pa pik yndyre
Po kur hiqen si te devotshem
dhe quajne veten nacionaliste
keta qe vec nje dashi i pren koken
Kur ishin te paret e bashkise
Keta qe vodhen me shumice
te gjitha Rruget e Shqiperise
Qe masakruan atje ne Vore
Plot 26 shqiptare bene theror
vrane edhe ata kater hallexhinj
atje ne mes Tiranes i shtrine
ja ky Sali Berisha me suvarinj
Ky qe e kishte kryeministrine
Keta qe kishin edhe ushtrine
bashke me doganat dhe policine
Keta qe e shkelnin keq njerine
keta qe grabiten krejt Shqiperine
keta i dhane haracet tek Arvziu
Tek amerikiqenikinezi fytyre miu
ai palo burre foli dhe nuk heshti
Ai qe tha Saliu esht burr shteti
Si vampire jane gjak pa nginjur
sado jane edhe pleq te thinjur
Por thithgjaku qenka mu si drog
Po u mesove njeher pa te srri dot
Edhe pse jane pleq te vjeteruar
Nuk rrine dot si gore pa mallkuar
Sic na mallkoi ai Neritan hajduti
Matrapazi muzeve dhe goje muti
Sic na perher mallkon me ze te cjerr
Sali berishovici njeriu me faqe zez
saliu eshte turpi i krejt shqiptarise
Ai eshte kryefjala dhe e tradhetise
Njejt dhe qeni sallahani amerikaneve
Shenasi Rama ai pulovra dhjetoristi
Ai qe e llap ne dyert e mejhaneve
plot me teorira rraciste prej fashisti
Ky qe po nxit hapur konflikte rajonale
Me ato teorema dhe idera banale
me ate mendje qe kundermon fekale
dhe tezat e provuara antikombtare
Populli shqiptar rri dhe po i veshtron
Ashtu njejte sic ka bere perhere
pa kur vjen koha me vote i denon
Edhe i le mes rruges si te dhjere
O mor qysh nuk paski pak meshire
Edhe pak sikur fare pak fare dinjitet
Por qenkeni kaq shume te peshtire
dhe far e keqe qe jeni ber per lanet