Teatri i ri Kombëtar, Veliaj: I bindur se do të triumfojë arsyeja

DITA Online

 

“Pas sheshit Skënderbej dhe Pazarit të ri, Tirana do të ketë një tjetër xhevahir që quhet Teatri i ri Kombëtar”.

Kjo është garancia që dha sot Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në një takim falenderimi të organizuar nga kryeministri Rama për të gjithë ata që ideuan dhe punuan për rindërtimin e sheshit “Skënderbej”, i cili u vlerësua në Barcelonë me çmimin evropian për hapësirën publike urbane 2018.

Në fjalën e tij, Veliaj shprehu bindjen se sa i takon çështjes së ndërtimit të teatrit të ri, do të triumfojë arsyeja mbi nostalgjinë për t’u siguruar se shqiptarët në 100 vitet e ardhshme do të kenë një teatër të ri dhe modern.

Mezi pres që në diskutimin e nesërm, të ulur gju më gju me arkitektët, me artistë ne të arrijmë në një konsensus që t’i hapim rrugë të paktën një negociate ku të fillojmë që të flasim dhe të gjykojmë se si në pamundësi që shteti ynë modest të paguajë shuma që nuk i përballon dot, ne ashtu si kjo mrekullia që po prodhohet sot e stadiumit kombëtar, ne të kemi një tjetër xhevahir në qytetin e Tiranës që quhet Teatri i ri Kombëtar dhe jam i bindur se do të triumfojë arsyeja mbi nostalgjinë dhe do të gjejmë mënyra origjinale se si dhe nostalgjinë ta përfshijmë në teatrin e ri për tu siguruar shqiptarëve të 100 viteve të ardhshme një teatër të ri dhe modern në zemër të qytetit, aty ku bëhet art, kulturë dhe në brinjë të sheshit Skënderbej, aty ku gëlon jeta e qytetit tonë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se është diskutuar gjatë më lidhje me çështjen e teatrit, ku sikurse edhe arkitekti i njohur në gjithë botën Bjarke Ingels vlerëson, është i pamundur rikonstruktimi i një godine që nuk ka qenë ndërtuar për teatër.

Duke u ndalur tek sheshi Skënderbej, Veliaj deklaroi se ky projekt është rezultat i një pune kolosale e nisur nga Edi Rama në vitin 2008 dhe e përfunduar vetëm një vit përpara, duke e transformuar këtë zonë në hapësirën publike më të bukur në Europë.

a.s/dita

Share This Article
4 Comments
  • …Te triumfoje arsyeja mbi nostalgjine…
    Nuk eshte nostagji , bylmez, eshte kulture.
    Arkitektures italiane, jo ta shembesh, po ti heqesh nje tulle ben gabim te pa falshem.

  • Qy eshte i bindur se do te triumfoje arroganca se po te triumfonte arsyeja qy as nuk duhej te ishte aty ku eshte, ngaqe si Dhjeliaj nuk e votoi askush.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *