Drejtori i trupës teatrore ‘Cameri’, Noam Semel, nga Tel Aviv ka kërkuar nga qeveria që t’u sigurojë informacione lidhur me gjendjen e sigurisë, në kuadër të një turi që ky teatër do të zhvillojnë në Ballkan, përfshirë edhe Shqipërinë. Kjo kërkesë e tij vjen pas kërcënimeve më të fundit nga ISIS në drejtim të vendeve të Ballkanit.
“Fola me ministrin e kulturës, Miri Regeve dhe i kërkova që të konsultohej me ministrin e jashtëm dhe atë të mbrojtjes në mënyrë që të dërgojnë agjentët e tyre për t’u informuar rreth kërcënimeve të ISIS në Ballkan”, është shprehur ai.
Kjo trupë teatrore prej 30 vetash pritet të vijë edhe në Shqipëri ku do të vënë në skenën e teatrit të Korçës një vepër në përkujtim të holokaustit.