Teatri Kombëtar, Shalsi: Po reflektojmë, do rihapim garën

DITA Online
SHALSI PER PROTESTEN E 21 JANARIT - Deputeti i PS Eduard Shalsi, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka deklaruar se doreheqja e zv/kryeministrit dhe ministrit te Ekonomise Ilir Meta ishte thjesht nje manover per te mbajtur ne kembe koalicionin, nje koalicion qe sipas tij do ta marre pergjigjen ne protesten e madhe te opozites ne 21 janar.

 

Kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi foli në lidhje me ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Shalsi theksoi se shumica po reflekton dhe ka ftuar të gjitha subjektet që duan të marrin pjesë në garë për teatrin e ri.

“Mund të ndërhyjmë në projektligj, të korrektojmë diçka. Ju jeni në dijeni të argumenteve nga Presidenti, BE dhe opinioneve që kanë qarkulluar. Është thënë se është godinë me vlera ta veçanta, por askush nuk e ka klasifikuar nga trashëgimia kulturore. Teatri ekzistues përveç anës emocionale, nuk përfaqëson ndonjë vlerë, prandaj duam t’i japim Tiranës një teatër modern.

Si pasojë e një kërkese, nga një subjekt i njohur, paraqiti një kërkesë. Debati ka qenë a duhet apo jo të ketë një garë. Subjekti zotëronte një sipërfaqe dhe ne e morëm kërkesën parasysh. Nëse do të ishte diskutuar më me seriozitet, mund ta kishim marrë në konsideratë edhe në fillim. Po kristalizojmë idenë për ta përmirësuar ligjin.

Dekreti ka shumë pika, disa nga të cilat nuk biem dakord. Ndërkohë që një pikë, ne mendojmë ta përmirësojmë është që të mos jetë një subjekt, por një thirrje të hapur për cilindo subjekt për ta zhvilluar.

Nuk është rasti i parë që dekretet e Presidentit amendohen, ka ndodhur me ligjin e Turizmit apo Legalizimet. Do të kemi ftesë për cilindo subjekt të interesuar. Komisioni do të gjykojë, do të negociojë para se të vendosë”, deklaroi Shalsi.

a.s/dita

Share This Article
5 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *