Teatri Kombëtar, Veliaj: Do të vijojë ndërtimi! Çdo punë e bukur në Tiranë pengohet

J L

Në një intervistë nga Tokio, ku i është bashkuar ekipit tonë kombëtar në lojërat olimpike atje me ftesë të bashkise se Tokios, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ndertimi i Teatrit Kombetar do të vijojë.

“Ju ftoj të shihni këtë ndertese, e cila i ngjan shumë Parkut Olimpik që kemi bërë në Tiranë, ku ne zhvillojmë aktivitete të ngjashme sportive. Sa sherr u bë për Parkun Olimpik, po pastaj sa sherr u bë për Stadiumin! Stadiumi ku ishte sot Luiza Gega dhe dje Izmir Smailaj, i cili po ashtu u rendit tek më të mirët e botës, ishte një stadium që nuk dallonte fare nga stadiumi yne, kur vjen puna tek struktura, moderniteti, ndaj ne shqiptarët, kur duam të bëjmë gjëra si jashtë shtetit dhe nuk pengojmë njeri-tjetrin, ia arrijmë t’i bejme. Ajo që na ndodh është që ne pengohemi, pengojmë njeri-tjetrin, që gjërat që ne mund t’i bëjmë, siç i kemi provuar për një, dy vjet, marrin zakonisht 10-12 vjet apo 20, apo si në rastin e sheshit Skënderbej, 100 vjet, që pas Pavarësisë, për të vendosur se çfarë do bëjmë me sheshin. Problemi i Teatri eshte ezauruar. Toka i kalon bashkise pa ndërtesë, sepse s’ka ndërtesë. Prandaj Gjykata Kushtetuese thotë: Për sa kohë që s’ka ndërtesë, do i kalosh vetëm truallin, kështu që ka kaluar vetëm trualli, që ne të vijojmë me pasjen e një teatri modern, ashtu siç kemi bërë një park olimpik, siç kemi bërë një stadium”, tha Veliaj.

Ditën e premte, Qeveria mori vendimin që sipërfaqja e truallit ku ishte ndërtuar Teatri Kombëtar, të kalojë në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

j.l./ dita

Share This Article
8 Comments
  • Qeni i sulmit e quan shembjen e Teatrit aksident natyror.
    Meqe s’ka teater do vazhdojme ndertimin.
    Po llogari per prishjen e nje godine publike kush do te jape?!

  • Vazhdo o ylli ne ngjitje.O shpresa e shqiptarise,Ballkanit dhe Europes moderne.Pse jo dhe botes?Ti ishe dhurata e vetme derguar njerezimit.Veç derguar nga djalli.

  • Interesant! Ne Shqiperi arriti dhe presidenti te beje proteste qe mos te ndertohet kendi lojrave te femijeve, ne Shqiperi arriti dhe presidenti qe te therrase per te marre sfurqe e kazma per te rrezuar pushtetin qe shqiptaret e kishin zgjedhur vete, ne Shqiperi edhe presidenti arrine te therrase shqiptaret te marrin armet kunder pushtetit si rasti Ilir Metes ne Lezhe, ne Shqiperi edhe kryeministri, presidenti si eshte rasti Sali Berishes arrin pasi e shkaterron totalisht vendin, le pa pune te gjithe kuadro e specialiste qe nga inxhiner e agronoma, vjedh totalisht vendin, krijon banda te rrezikshme per qytetaret, i vret e u merr dhe parate, pastaj i sundon e sot nxierr fotografi me Xhorxh Bushin se e paskesh mik per koke, ndodh qe ka bastarde shqiptare akoma te medhenje apo shurdhjesa te vogla qe jane te qorruar nga mendja dhe votojne Sali Karaxhiç Berishen. S’duan ta pranojne dhe po ashtu pranojne se vetem komunizmi paska bere krime, kur keta qe e thone nuk kishin lindur fare. Nje çudi e madhe me keto gjallesa tokesore qe sot akoma nuk duan teater te ri, por duan ate qe Italia e ndertoi per bordello per te qetesuar ushtaret, se ashtu jane edhe vete ne familje dhe shoqeri. Nje çudi!

  • Cudi qe shajne edhe Ilir Meten, kur lideri global tha qe eshte presidenti me i mire i te gjiotha koherave. Cudi qe Shqeto dhe Shqetot e tjere nuk u ngopen me sufllaqe.

    • Meta,berisha dhe baxhella janë hajdutë,mafjozë dhe të korruptuar kozmikë.
      Une kisha kritika për ndërtesa të shëmtuara dhe panevojshme.

  • Ec perpara o Erjon
    Tabakhonja po vajton
    Se e ka shpirtin e zi
    Nuk e do teatrin e ri
    Do gerdallen italiane
    Qe e kish kthyer ne mejhane
    Pinte raki Neritan Lici
    Me hajdutin Budina Pisi
    Prandaj Erjon mos u ndal
    Se Tirana te ka djale
    Djale trim e djal puntor
    Tiranen e ke ne dore
    Dhe te gjithe ty te duan
    Se me ty ato fituan
    U pastrua gjithe qyteti
    Duket sikur ka vene dore mbreti
    Tirana cdo dite zbukurohet
    Me unazen qe ndertohet
    Klevis krrici u lodh kot
    Unazen se pengoi dot
    Tabakhonja e Tiranes
    Po hedh sot helmin e radhes
    Por s’pengohet dot zhvillimi
    Para ecen gjithe njerzimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *