“Teatri rrezikon jetën e qytetarëve dhe aktorëve”

entela

Godina e Teatrit Kombëtar rrezikon jetën e aktorëve dhe qytetarëve që ndjekin shfaqjet. Alarmi vjen nga një grup ekspertesh, inxhinierë dhe arkitektë, të ngritur nga Instituti i Ndërtimit të Ministrisë së Infrastrukturës.

11 anëtaret e grupit te punës thonë se ndërtesa nuk është e përshtatshme dhe as e sigurt për zhvillimin e aktiviteteve që kryhen.

Ekspertet vërejnë gjithashtu se pavarësisht rikonstruksioneve te pjesshme godina vijon te jete e degraduar, ka lagështire, kalbje te drurit dhe mungese te kushteve te sigurisë.

‘Problematike paraqitet situata edhe në disa elementë të tjerë strukturor të godinës, çka sjellin rrezik për sigurinë e atyre që punojnë në të dhe të qytetarëve që ndjekin shfaqjet. Kështu, në faqen perëndimore të objektit shihet një degradim lokal, ku në disa elementë prej druri vihen re deformime të dukshme dhe kalbje Instituti i Ndërtimit shpreh shqetësimin dhe për kushtet e sigurisë së aktorëve, të cilët punojnë në këtë institucion, por edhe të spektatorëve. Arsyeja është mungesa e daljeve të emergjencës, mjeteve ndihmëse dhe e shenjave orientuese për evakuimin e njerëzve në këto raste. Ana arkitektonike, mënyra e ndërtimit dhe materialet e përdorura e klasifikojnë këtë në objekt të kategorisë IV.”

Inxhinierët dhe arkitektë kanë dalë në përfundimin se riparimi i objektit ka kosto shumë të larta dhe nuk mund ta sjellë teatrin në kushte bashkëkohore.

“Riparimi i objektit dhe sjellja në kushtet teknike të sotme, përbën një vështirësi. Ajo kërkon kosto të larta disa herë më tepër se kostoja minimale fiskale dhe një ndërhyrje rrënjësore në 90% të objektit. Kërkon ndërhyrje në themele, në strukturën mbajtëse të objektit, në çatinë e objektit, si dhe në soletat e ndërkateve. Ndërhyrja sado e madhe të jetë në objekt, nuk e sjell në kushtet optimale teknike të sotme sipas kodeve të projektimit”Për rrjedhojë riparimi i godinës aktuale është i vështirë, kërkon një kosto të lartë dhe mbi të gjitha nuk mund të sjellë kushte optimale për një teatër bashkëkohor.”

Inspektimi i eksperteve vjen pas debateve të ashpra për ndërtimin e godinës se re të Teatrit Kombëtar. e.r./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *