Teatri, Veliaj: Gjërat e reja kanë rezistencë

DITA Online

 

Një vit e gjysmë nga përurimi, Pazari i Ri u vlerësua në Londër me çmimin si “Projekti rinovues më i mirë i vitit” për Europën.

Kjo ishte arsyeja pse dje pasdite aty u zhvillua një ceremoni festive me muzikë dhe një panair me punime artizanati, edhe me pjesëmarrjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëdrejtuesin e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (AADF), Martin Mata.

Kryebashkiaku Veliaj tha se Pazari i Ri është treguesi më i mirë se kur gjërat bëhen duke bashkëpunuar dhe me dashuri, shqiptarët bëjnë mrekulli.

Ai theksoi se edhe Teatri i ri Kombëtar, ashtu si çdo projekt tjetër që ka hasur rezistencë fillimisht, do të jetë një sukses që do të vlerësohet më pas.

Veliaj tha se godina e re e Teatrit Kombëtar do të jetë një tjetër produkt më i bukur dhe më cilësor, ndërsa shtoi se kur gjërat bëhen me dashuri, e jo duke penguar njëri-tjetrin, por duke i dhënë fuqi transformimit të Tiranës, atëherë më e mira është përpara.

“E kemi mësuar tashmë, gjërat e reja kanë rezistencë. Në këto dy muajt e fundit jemi përfshirë nga debati për teatrin edhe sigurisht, po ta kishim bërë në Suedi, në Norvegji a në Danimarkë, do ishte shumë e thjeshtë. Por duam që kjo gjë e bukur të bëhet në Shqipëri. Kjo është arsyeja pse është shumë mirë të kemi debate, protesta, diskutime, sepse në fund dhe produkti do të dalë më i bukur dhe më cilësor. Nëse kemi nevojë për Pazar të Ri, për Bulevard të Ri, për shesh të ri, sigurisht që kemi nevojë edhe për një teatër të ri. Po t’i bëjmë gjërat me dashuri, jo duke penguar njëri-tjetrin, jo duke sharë, jo duke përgojuar, por duke i dhënë fuqi transformimit të Tiranës, atëherë ky është vetëm fillimi dhe më e mira është përpara”, shtoi Veliaj.

a.s/dita

Share This Article
7 Comments
  • Po pra, gjerat e “reja” kane rezistence pasi populli eshte i paafte te kuptoje vizionin tuaj tejet largpames.
    Ky popull “budalla” kujton se ju po e Grabisni, po e Vidhni, po e Neperkembni dhe po e Tallni.
    Kusur i madh j’u ka zene me kete popull koti.
    Vetem se kur ka zgjedhje dhe doni vota papritmas ky popull behet i shkelqyer.

  • Rezitenca per tetarin e ri, i ka rrenjet te politizimi i artit dhe i artisteve medioker ! Sot “artistet” e teatrit jane kthyer ne lev ne duart e PD qe nuk i pelqen shkelqimi dhe idete e reja te Erion Velias njeriut te vlersuar nga bota per integritet dhe zhvillim te urbanizimit te tiranes ! Artin nuk e ben nje ndertes lac e tulla, por talenti dhe kur vjen puna te talenti, aty te gjithe keta artistet qe bejne “rezistence” ne emer te artit, ngecin te gjithe ! Jane shume medioker artist qe rrijne ne kafene dhe pijne raki duke bere lloqe kavaje per artin gjasme !
    Duan lek dhe rroga qyl nga shteti , duan ti mbaj shteti ne prer ! Ti lekundi ne djepe !

  • O mashtruesi gebelsian, Erion Veliaj,

    Po ta kishe shkaterruar Teatrin Kombetar ne Suedi, Norvegji apo ne Danimarke do te ishe ne burg per nje kohe te gjate dhe familja jote do te behej REZIL keqazi nga shoqeria civile ne keto vende skandinave ku shteti kujdeset jo vetem per trashegimnine historike dhe kulturore me nje fanatizem te papare, por per femijet e vegjel autoritetet shteterore marrin femijet nga prinderit kur ata i ushqejne femijet e tyre me buke te bardhe pershembell ose kur nuk i detyrojne te lajne dhembet para gjumit,

    prandaj:

    A JE NE DIJENI SE CFARE MASHTRIMESH PO HEDH NE PUBLIK O LALI ERI I EDVINIT?

    Shko dhe provo te prishesh Teatrin Kombetar 500 vjecar ne Londer me propagande bolshevike si veper fashiste “dopolavoro”, apo provo te prishesh Teatrin famoz historik La Scala ne Milano, por po deshe shko ne Budapest apo ne Prage, ne Varshave, ne Bukuresht apo ne Sofje dhe fillo te hedhesh ne toke Monumente Kulture dhe Historike qindravjecare me tritol ne dore kur ta shikosh si do t’i presin koqet e barbarit, njashtu sic u preu Mehmeti katunareve te Lushnjes pa patur asnje faj

    PO PSE KRYEQYTETET E TJERA TE BOTES NUK KANE PAZARE QE PO MBURRESH TI ME PAZARIN E TIRANES?

    Sic mburresh edhe me betonin tek Shen Prokopi, nje mrekulli e dhuruar nga Zoti qe po e prish lakmia e pushtetit mafioz,

    Sic mburresh me shkaterrimin e Stadiumit te Bosios nje veper monumentale e arkitektures evropiane per te ngritur nje stadium te ri dallkauk me nje Kulle-Penis te Rilindjes enveriste

    Sic mburresh dhe gajasej me shkaterrimet e tij edhe Enveri ne Kohen e Qepes te Partise se Punes, me shkaterrimin e Bashkise se Tiranes dhe te Pazarit te vjeter me Kisha dhe Xhamija si nje MONSTER e vertete.

    PO PSE ME TRITOL NE DORE DHE MBURRJE ENVERISTE DO TE HYNI JU DALLKAUKET E EDVINIT NE BE?

  • Ashtu eshte ne fakt.

    NUK eshte pare me pare import Toyota Yaris

    Ne keto permasa si keto vitet e fundit.

  • Krahasimet me idiote te nje “intelektuali”….qe pi kafene te Taivani dhe rri e shkruan si hajvani…krahason kulturen mbi 5oo vjecare te europes me dopolavoron e Italise te 40 -tes.etj..etj…E kuptoni kete njeri te semure lucifer qe nxin cdo gje.”Mendimet e tij” i bejne nder DITES dhe gallates ditore..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *