Ted Cruz: Nuk do të mbështes Donald Trump

redaktor

Senatori Ted Cruz refuzoi të mbështesë mbrëmë kandidatin republikan për president, Donald Trump në Kuvendin e Partisë, duke shkaktuar thirrje të zemëruara mes mbështetësve të të nominuarit në zgjedhjet presidenciale, e duke krijuar hapur plasaritje në fasadën e unitetit të partisë që ishte ndërtuar me shumë kujdes në prag të Kuvendit në Klivlend.

Aq shumë u ndez atmosfera, sa delegati republikan Ken Cuccinelli është detyruar ta shoqërojë të shoqen e Cruzit, Heidi, jashtë sallës për shkak të shqetësimeve mbi sigurine e saj.

Cruz nuk u shpreh në Konventë në mbështetje të Trumpit dhe përgjatë gjithë fjalimit të tij, miliarderin e përmendi vetëm një herë, duke ngjallur reagimin e ashpër të simpatizantëve të 70-vjeçarit.
Trump dhe Cruz patën debate të hidhura gjatë betejës për nominimin republikan, të cilat në mjaft raste, u kthyen në sulme personale. Gjatë fushatës për emërimin partiak, Trump përdori fjalë fyese ndaj pamjes së jashtme të bashkëshortes së Cruzit e la te kuptohej se babai i tij ishte me vrasësin e Presidentit John F. Kennedy para se të ndodhte vrasja në Dallas në vitin 1963.

Një tjetër ish-rival i Trumpit megjithate, senatori Marco Rubio nga Florida, foli në Kuvend me një video mesazh dhe e vlerësoi manjatin për angazhimet e tij në ruajtjen e sigurisë kombëtare, uljen e taksave dhe emërimin e gjykatësve konservatorë në Gjykatën e Lartë.

“Koha për të luftuar njëri-tjetrin ka mbaruar. Është koha për të luftuar për një drejtim të ri për Amerikën. Është koha për të fituar në nëntor!”, tha Rubio.

Share This Article
2 Comments
  • Ne se USA vendos per te zgjedhur Trump shpejt ka me ja pa SHERRIN , mu per faktin se Trump mendon dhe vepron si matrapaz tregetar qe eshte dhe jo si politikan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *