Teherani tregon një pjesë të sistemit rus antiraketë S 300

Elton Tafaruci

Një pjesë e pajisjeve të sistemit rus  antiraketë S 300, u shfaq sot gjatë një sfilate ushtarake në jug të Teheranit.

Sipas imazheve të publikuara nga agjencia e lajmeve ISNA, tuba të predhave dhe sistemi radar u treguan gjatë sfilatës së organizuar me rastin e ditës së ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit.

Zëdhënësi i ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Hossein Jaber Ansari, kishte deklaruar javën e fundit se “Rusia kishte aplikuar pjesën e parë të kontratës për dhëninen e sistemit  antirakete S 300”.

SHBA-ja dhe Israeli kritikojnë Rusinë për këtë kontratë, ndërkohë që sistemi S 300 i mundëson Iranit të përforcojë mbrojtjen e tij kundërpredhë përballë çdo sulmi të mundshëm, kryesisht kundër instalimeve bërthamore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *