Fenomenalja DITA! I nderuar z. Thano! U bënë ditë që në të vetmen gazetë që ne gjejmë veten, botohen replika dhe kundër replika për organizatën kriminalo-tradhtare të Ballit Kombëtar.
Jo vetëm është kohë e humbur që të merresh me luftëtarët e koteceve dhe pulave, por duket se po u jepet rëndësi këtyre fundërrinave të shoqërisë që dhe për këto 25 vjet e kanë parë në votime se pesha reale e tyre është sa pendët e pulave që kanë ngrënë gjatë kohës kur partizanët luftonin kundër okupatorëve. Ndoshta do të ishte më mirë të çelej një rubrikë me temë: Roli, kontributi dhe bëmat për 25 vjet të figurave si Sali Berisha, F. Nano, Kaçi i zi, deri tek këta pelivanët e rinj të politikës që e kanë shqyer e vazhdojnë ta sakatosin këtë vend të mjeruar.
Këta surretër me shumë vila luksoze e lekë të grabitura pa fund të transferuara nëpër botë. A do ketë një ditë drejtësi dhe shpresë që të bëhet ky vend? Jam pesimist, por përsëri shpresojmë. Me shumë dashuri e respekt, B. Fasko.
