1 maj është një nga ditët më të rëndësishme në ish-Bashkimin Sovjetik. Festimet zhvillohen në të gjithë Rusinë dhe ish-republikat, me pjesëmarrjen e sindikatave dhe të partisë “Rusia e Bashkuar” e presidentit Vladimir Putin. Kjo është Dita e Pranverës dhe Punës – më parë dita e Solidaritetit Ndërkombëtar të Punëtorëve – dhe më shumë se 140.000 njerëz marshojnë në Sheshin e Kuq në Moskë.
Kështu që Kremlini donte të siguronte një qiell të kthjellët dhe pagoi për këtë 1.3 milionë dollarë – sipas agjencisë zyrtare të lajmeve TASS – dhe ia arriti.
Ajo që ai bëri ishte përdorimi i teknikës së njohur si “mbjellje e reve” dy ditë para, të premten 29 prill.
Edhe pse mund të duket si diçka fantashkencore dhe ndoshta është pak e njohur, “mbjellja e reve” realizohet që nga viti 1940.
Teknika u shpik nga kimisti i “General Electrics” dhe meteorologu amerikan Vincent Schaefer, i njëjti që shpiku dëborën artificiale.
“Mbjellja e reve” (Cloud Seeding) është një mënyrë për të manipuluar motin duke ndryshuar sasinë apo llojin e reshjeve që bien nga retë. Kjo bëhet përmes spërkatjes së substancave që ndryshojnë proceset brenda mikrofizikës së reve. Qëllimi për të cilin kryhet është rritja e reshjeve (shi apo dëborë), por edhe për të penguar shfaqjen e mjegullës ose breshrit, veçanërisht në zonat aeroportuale.
Kështu, përmes teknikës reshjet “detyrohen” të bien para se ato të bien natyrshëm. Spërkatja e reve bëhet me avionë të posaçëm ose nga toka përmes topave.
Pra, avioni lëshon substancat të cilat kryejnë proceset e ngrirjes ose kondensimit. Kështu fuqizohet ose pengohen reshjet në funksion të kushteve brenda dhe jashtë reve.
Substancat që përdoren më shpesh janë joduri i argjendit (AgI), një kimikat që përdoret edhe në fotografi dhe si një antiseptik në mjekësi. Por edhe dyoksidi i karbonit i ngrirë (akull i thatë), ose me materiale lagështithithëse të tilla si kripë.
Kripa tërheq molekulat e ujit dhe kjo lejon grupimin e tyre dhe formimin e pikave. Është një opsion që tashmë është testuar në Indi.
Megjithatë, joduri i argjendit mbetet përbërës i përdorur më gjerësisht.
Dhe pse ka nga ata që denoncojnë efektet negative të tij në shëndet nëse përdoret në përqëndrime shumë të larta, Shoqata e Ndryshimeve Klimatike (WMA), SHBA thotë se është “praktikë plotësisht e sigurt për mjedisin”.
Kështu, ka disa vende të cilat e përdorin jo vetëm për shmangur shi në data të caktuara, por edhe për të luftuar zjarret, apo luftuar efektet e thatësirës.
Që të mos binte shi gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike 2008 nga 21 pika në Pekin u lëshuan në qiell 1.100 raketa të ngarkuara me jodur argjendi.
Si rezultat, në Baoding, një qytet në jugperëndim të qytetit të Pekinit, ranë 100 milimetra shi, e barabartë me 100 litra në metër katror.
Por teknika përdoret edhe në raste më pak të shënuara, për të ulur nivelin e ndotjes në një kryeqytet ku alarmet e kuqe të ndotjes janë të shpeshta.
Në botë ka të paktën 34 kompani që realizojnë këto teknika dhe disa prej tyre ofrojnë shërbime të personalizuara për të siguruar dielli në raste të tilla si dita juaj e dasmës. /DITA

ORE, JU MBETI GOJA RUSIA RUSIA RUSIA.
NDERHYRJE TE TILLA NE MOT, JANE ARSYEJA E TE ASHTUQUAJTURES “NGROHJE GLOBALE”
KA QE NE VITIN 1950 AMERIKA QE ZBATON PROGRAME TE TILLA, SHTETET AMERIKANE KANE PJESE TE BUXHETEVE TE TYRE QE I SHPENZOJNE PER KETO PROGRAME, NE NDIHME TE BUJQESISE.
TANI BEHET ZHURME PER RUSINE, PER TE MBULUAR PERGJEGJESITE E TYRE.
GJERAT DUHEN THENE TROC.