Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: “Teknika të reja” përballë censurës në faqen FB të kryeministrit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > “Teknika të reja” përballë censurës në faqen FB të kryeministrit
Lajmi i fundit

“Teknika të reja” përballë censurës në faqen FB të kryeministrit

editor
Published December 25, 2012
Share
SHARE

Në profilin e Berishës në FB, janë postuar së fundmi dy foto familjare, për të cilat kanë ardhur urimet e zakonshem të mbështetësve, por… edhe tallje e sharje. Që fshihen rregullisht. Dhe vihet re që ata që duan të shkruajnë kritika e sharje kanë shpikur tashmë “teknika të reja” për të bërë të mundur kalimin e postimit të tyre përballë censurës së administratorëve.

Një nga këto teknika është që mbushin paragrafët e parë të postimeve me lavdërime të tipit “o mbreti ynë, o dielli ynë” dhe kështu kalojnë brezin e parë të “rojeve” (administratorët) të cilët siç duket në pamundësi për të lexuar deri në fund numrin e madh të mesazheve lexojnë vetëm rreshtat e parë sa për t’u siguruar që postuesi është “në rregull”. Mirëpo, pas rreshtave të parë që gënjejnë rojet, mesazhi mbushet me të shara në adresë të Berishës. Administratorëve u duhet më pas pak kohë ta rigjejnë dhe ta fshijnë mesazhin heretik dhe t’i bëjnë bllok “atentatorit”.

Kurse një teknikë e dytë, është përdorimi i fjalëve me shumë kuptime dhe të vendosura ën mesazhe të shkurtra, në pamje të parë, thuajse të pakuptueshme. Kjo vihet re tek njëri nga mesazhet që kemi kapur në këtë foto (lexoni mesazhin e fundit poshtë fotos në të majtë me emrin Fatjon Bregaj). Postuesit e kësaj kategorie përdorin fjalë me dy kuptime që në lexim të parë nuk japin përshtypje negative. Postuesi në fjalë përshembull ka përdorur fjalët “nona në mest”. Termi “Nona” (dialektore e Nëna) përdoret përherë e më shumë nga të rinjtë e sotëm sidmos në kryeqytet në komunikimet verbale, por veçanërisht online, për të portretizuar negativisht dikë që “i bën të gjitha”, ose që është “nëna” e së keqes, shkaku i saj, në një ngjarje, apo në një veprim.

“Nona në mest” në këtë postim, do të thotë “në mes është Nëna” – ku fjala “nona” merr kuptimin e shpjeguar më sipër, kurse “në mest” i referohet pozcizionit të Berishës në foto. Këto përpjekje ngjajnë sikur janë nxjerrë nga “Kodi DaVinçi”, por me sa duket janë detyruar nga censura e lartë në këtë faqe. Dhe postimi në fjalë ka pësuar të njëjtin fat në fakt. Disa minuta pasi u shkëput ky fragment fotografik me këtë postim nga faqja FB e kryeministrit, ky postim u fshi. Nuk ekziston më.

editor December 25, 2012
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?