Thomas e Delma Ledbetter kanë kaluar një jetë së bashku në krah të njëri-tjetrit dhe pas 62 vjetësh martesë kanë mbyllur sytë përgjithnjë në një klinikë në Hjuston, në Teksas.
Burrë dhe grua vdiqën 90 minuta distancë, duke u kapur dorë për dore, pasi u sëmurën pak ditë nga njëri-tjetri.
“E para që u sëmur ishte mamaja dhe babai më pas, kështu që i bashkuam, – tregon vajza e çiftit, Donetta Nichols. – Bashkuam shtretërit dhe ata kapeshin për dore, ishin shumë të ëmbël”.
“Ishte pikërisht mënyra që donin të largoheshin nga kjo jetë, nuk mund të kishte gjë më të mirë”, – shton ajo.
Të dy ishin njohur në Florida kur ishin 20 vjeç dhe u martuan pas 3 javësh. /e.a/



