Biblioteka Kombëtare e Jeruzalemit ekspozon dokumente hebraike mijëravjeçare, të cilat janë zbuluar rastësisht në shpellat e Afganistanit Lindor, në zonat e kontrolluara nga talebanët.
Dokumentet i janë shitur një instituti tregtarësh të relikeve me vlerë. Teksti i shkruar i atribuohet rabinit me origjinë egjiptiane Saadia Gaon, i cili ka hyrë në histori për përkthimin e teksteve bazë hebraike në arabisht dhe drejtimin e një shkolle të rëndësishme hebraike në Babiloni.