Në një bisedë në misionin diplomatik të Kosovës, në Londër, në prag të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, historiani dhe studiuesi i njohur britanik, Sir Noel Malcolm deklaroi se, Ballkani ka ende probleme me tekstet shkollore të historisë, pasi ato e pasqyrojnë të kaluarën ashtu siç dëshiron politika nacionaliste, pro një gjë e këtillë nuk është e shëndetshme për të ardhmen e popujve të rajonit.
Në takimin ku merrnin pjesë ish-diplomatë britanikë, deputetë shqiptarë dhe miq të Shqipërisë dhe Kosovës në Londër, Sir Malcolm, duke folur për politikën e jashtme britanike për Ballkanin deri në kohën e Milosheviçit, theksoi se duhej vërtetuar që përkrahja britanike për Serbinë ishte ndërtuar mbi gënjeshtrat, që kishin sajuar historianët serbë dhe politika serbe.
Sir Noel Malcolm, hulumtues i lartë shkencor në Universitetin e Oxfordit dhe anëtar i Akademisë Shkencore Britanike, ka folur edhe për punën e tij të historianit, e cila në botë vlerësohet maksimalisht e për të cilën në vitin 2014, Mbretëresha Elisabeth II e ka dekoruar me titullin “Sir”.
Si student dhe si gazetar në revistën e famshme politike “The Spectator”, e më vonë në “The Telegraph” të Londrës, Sir Malcolm kishte udhëtuar në disa vende të Ballkanit, përfshirë Turqinë, dhe kishte mësuar gjuhët e tyre, përfshi dhe shqipen.
Në qershor të vitit 1989, – tha ai, – kishte ecur në këmbë nga Tetova deri në Prizren, duke i kaluar malet e Sharrit, ku kishte fjetur në shtëpitë e fshatarëve të kësaj ane. Pastaj, më 28 qershor kishte mbërritur në Gazimestan dhe ishte ulur ndër rreshtat e parë, për të dëgjuar “fjalimin historik” të Slobodan Milosheviçit.
Pasi kishte dëgjuar fjalimin e Milosheviçit dhe pasi e kishte vërejtur disponimin e pjesëmarrësve në atë miting, historiani britanik kishte konkluduar se “diçka ishte shumë gabim në këtë mes”. Sipas tij, politika britanike përkrahte ndryshimet që kishin filluar në Jugosllavi nga Milosheviçi.
Nga hulumtimi i tij shkencor për këtë çështje dolën dy libra, “Historia e Bosnjës” dhe “Historia e Kosovës”, që ndryshuan jo vetëm shikimin në të kaluarën, por edhe kornizën e të menduarit politik për Ballkanin në Britaninë e Madhe.
Duhet theksuar se, Sir Noel Malcolm është kryetar edhe i “Anglo-Albanian Association”, një shoqatë e vjetër e themeluar nga Edith Durham dhe Abrey Herbert, për forcimin e miqësisë mes shqiptarëve dhe britanikëve. Pa punën shkencore të Sir Noel Malcolmit dhe ndikimit të tij në qarqet e “Foreign Office”, – apo Ministrisë së Jashtme britanike, – mendimi politik në Britaninë e Madhe do të ishte në favor të Serbisë, siç ishte në shekullin e kaluar, kurse shqiptarët sot nuk do të ishin në këtë pozitë që janë sot në Ballkan.

Kjo edith durham ka qen nje misjonere e kishes katolike qe e ka ber historin ashtu sic i esht pershtatur katolicizmit e jo realitetit historik!
Kjo ka qen per ti hedhur benzine zjarit dhe kta dipllomatet e sotem e besojn edhe sot!
Anglezet gjithnje kan qene perkrahes se fqinjve ton jugore e perpara edhe kurores mbreterore ish jugosllave e serbe e kure ndaj islamit pervecse hedhjes se benzines per ta ndezur edhe me shum divergjencat ne ballkan per te dobesuar inflyencen russe!
Kemi dhe komentues idiote , si puna e Benit .
Jo, more, jo.
Beni nuk eshte aq budalla sa duket ne keto shkrime te frymezuara nga ideologjite anti-shqiptare te fqinjeve tane te jugut.
Ai eshte produkt e kesaj epoke 25-vjecare, qe vuri ne prove karakterin e njerezve, dhe na tregoi se sa lire disa e shesin nderin (per 300 euro) dhe vendin (se atdhe kane vetem parane).
Nuk ktheu britania mendim fale ktij gazetari per shqiptaret mendimi eshte po ai
Thjesht ajo me miq ka greket e serbet por eshte amerika qe udheheq tani bllokun e perendimit jo anglia si dikur prandaj ka ndryshuar pozicioni yne
E vertete tekstet e historise te shume popujve edhe te shqiptareve jane nen ndikimin e politikes. Pak shkence e shume politike.
O lexuesi normal,,!
Ai që ty të duket idiote ,është edhe pak më shumë se idiot,është një bashkëprodhim heleno-anglez një pjellë vijuese e asaj kohe kur Anglia e ndesnte dhe e nderzente Greqinë kundër popujve të tjerë e sidomos të ne shqiptareve ,për ta bërë shtet e për ta rrjepur ,Ajo kohë na sa kati rëndë.Tani këta krimba parazitë të historisë së zezë nuk lënë gjë pa bërë të pengojnë shkrimin e historisë ,së vërtetë,dhe çpif ndyrazi duke u bërë qesharake,me shpresë se metodat e vjetra të përdorura ndaj nesh do të shkojnë akoma.Është mirë ti abandonojmë komplet.Ndërsa ky Englezi le ta u dergojë këtej konstatim edhe të vetëve edhe grekëve,të riparonjë krimin e deformimit të historisë së Shqipëtarëve.