Telat me gjemba në kufi i vendosi edhe Austria

Saimir Lleshi

Austria është shteti i radhës në Bashkimin Evropian që vendos tela me gjemba në kufi. 3.7 kilometrat e vijës kufitare me Slloveninë tashmë do të mbyllen dhe qëllimi është kontrolli i emigrantëve.

“Kjo barrierë ka për qëllim të forcojë qartësisht kufirin, por jo ta bllokojë tërësisht atë”, deklaroi gjatë një konference shtypi ministri socialdemokrat, Josef Ostermayer.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Johanna Mikl-Leitner konfirmoi se BE-ja ishte e përditësuar për këtë masë të marrë, që pritet të ndërtohet për herë të parë midis dy vendeve të zonës Schengen. /Dita/

Share This Article
1 Comment
  • Nuk ka me zone Schengen. Eshte qesharake kontrolli i pasaportave neper kufinj shtetesh ne Europe per qytetaret europiane kur mijra anonime klandestine ne dite futen pa asnje lloj letre e dokumenti. BE eshte bere si nje kamp gjigand klandestinesh. Ato gardhet kur i vuri Hungaria, qeshen matufet e tjere ne BE. Sot te gardhi do shkojne por nuk mjafton. Duhet te deklarojne mbylljen perfundimtare te hyrjes per kedo qe vjen klandestin. Kete gje nuk mund ta bejne shkaktaret e ketij kaosi. Pa deklarim te prere anti-klandestin kot jane gardhet. Nuk vlejne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *