Telebingo/ Çmimi i madh prej 1.000,000 lekësh shkon në Shkodër

redaktor

Loja telefonike ka kënaqur gjatë ditës së djeshme me çmime të mëdha dhjetëra ndjekës, ndërmjet tyre edhe fituesja e makinës “Pezho 107”

Telebingo Shqiptare shpërthen në dhurata e çmime të mëdha. Sezoni i ri i lojës më popullore të fatit në vend ka nisur më së miri, duke përzgjedhur sërish dhjetëra familje të tjera si fituese të dhuratave dhe çmimeve të mëdha të fshehura nëpër zarfe.

Shorteu i ditës së djeshme ka dhuruar emocione të shumta për shumë lojtarëve të rregullt që i janë bashkuar surprizave në lojën telefonike, teksa me mijëra kanë qenë edhe fituesit e përzgjedhur nga shorteu i goglave, ndërmjet tyre edhe fituesi i bingos së madhe të javës. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe është ndalur fillimisht në qytetin e Ersekës, ku Bardhylka ka tentuar të gjejë zarfin ku fshihej çmimi më i preferuar, makina “Pezho 107”.

Ndonëse nuk ka mundur të qëllojë në shenjë zarfin ku fshihej makina, Bardhylka është shpallur fituese e 70,000 lekëve. Më tej loja telefonike është ndalur në kryeqytet, ku Peti ka vijuar të luajë me çmimet e zarfeve duke u shpallur fituese e 50,000 lekëve, si dhe një tapeti të ofruar nga mbështetësit financiar të Telebingos.

Fati i ka buzëqeshur më së miri të përzgjedhurës së radhës. Me blerjen e një bilete dhe fatin në krah duke përzgjedhur numrin e duhur, Adela nga Tirana ka mundur të rrëmbejë çmimin e lakmuar “Pezho 107”. Ndërkohë që makinës i është bashkuar edhe shuma prej 50,000 lekësh, shumë kjo që fshihej në dy zarfet e tjera të mbajtura prej saj në fund të lojës. Pas Tiranës, loja me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe është ndalur në Kavajë. Familja Puja ka vijuar të luajë me çmimet e Telebingos duke siguruar plot 60,000 lekë.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletës ka shpallur si fitues të fundit të lojës telefonike Iljazin në Vlor. Me përzgjedhjen e bërë Iljazi ka fituar 70,000 lekë, si dhe dy orë “suoç” të ofruara nga mbështetësit financiar të programit. Emocione të veçanta në studion e “Të Dielës Shqiptare” kanë sjellë edhe dy fituesit e çmimit të madh të javës së shkuar, të cilët janë paraqitur për të tërhequr çekun e shumave të fituara. Telebingo ka vijuar më pas me shorteun e goglave për çmimin e madh të javës, i cili ka kapur vlerën e 1,000,000 lekëve.

Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se ccmimi i madh i javës do të shkojë në Shkodër, ku rezulton të jetë blerë edhe bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 8336 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 124 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron 2320 lekë. Gjithashtu fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 8, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingo-s, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës. Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10000 lekëve.

Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

1

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *