Telebingo dhe DITA, 100 lisa të kuq për rrugën poshtë Digës së Liqenit

Nela

Poshtë digës së Liqenit Artificial te Tiranes ndodhet trotuari i kembesoreve i cili nder vite kishte mbetur pa bimesi dekorative.

Gjate stines se veres kalimi mbi kete segment shumë të populluar eshte teper i veshtire per shkak te vapes dhe temperaturave te larta qe krijohen aty.

Prej ditësh kalimtarët e shumtë kanë parë ndryshimin e fortë të këtij aksi rrugor.

E gjithë rruga është mbjellë me pemë, të cilat dallojnë për nga trashësia dhe bukuria, krahasuar me pemët e tjera të mbjella në Tiranë gjatë aksionit të fundit të Bashkisë.

Çfarë pemësh janë? Bëhet fjalë për lisa të kuq (Red Oak). Përgjatë këtij segmenti janë mbjellë 100 lisa të kuq.

Pamja e re e rrugës te Diga e Liqenit

“Mbjellja e ketij druri dekorativ i cili gjate stines se vjeshtes ndryshon ngjyren e tij nga jeshile ne te kuqe eshte nje risi e cila instalohet per here te pare pergjate nje segmenti rrugor. Plotesimi i ketij segmenti me bimesi dekorative jo vetem qe do te reduktoje te nxehtin gjate stines se veres por do ti shtoj gjithashtu edhe ngjyrat mjedisit pereth” – thuhet në një njoftim të Bashkisë së Tiranës.

Po kush ia ka dhuruar këto pemë të veçanta kryeqytetit? Pemët janë dhuruar nga “NATIONAL SH.A” (Telebingo) dhe “Publikime Shqiptare” (Gazeta Dita).

Veliaj me vajzat e Telebingos

Kryebashkiaku Veliaj, gjatë mbjelljes së këtyre pemëve tha ndër të tjera:

“Falënderoj mikun tim Thano dhe gazetën Dita. Për ata që prodhojnë gazeta dhe drurin e kanë lëndë të parë, në fakt rikuperimi më i mirë i lëndës drusore që kanë përdorur ndër vite është duke i dhuruar qytetit pemë. Në një vend ku shumica e medias sundohet nga analistë që vetëm japin mend si bëhen gjërat, është gjithmonë një lajm i mirë kur aktorë mediatikë thonë: ‘Nuk do japim vetëm mend, do kritikojmë dhe do vëmë gishtin në plagë, por do themi: mund të bëjmë diçka që të ndihmojmë”.

Ndihemi shumë mirë që kontribuam sadopak në përmirësimin e qytetit ku jetojmë. n.s./dita

Veliaj me kryeredaktorin Adrian Thano dhe dy gazetare të Ditës

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Përgjatë këtij segmenti janë mbjellë 100 lisa të kuq ,nga G.Dita ,ju lumtë ,ju lumtë ,po kush ju dëgjon ?

    Po çfar është Lisi ,një pemë e madhe që prodhon lena ,në hijen e Lisit freskohej tërë shtëpia ime ,ai mbante diellin mbi vete ,lisin askush nuk guxonte ta prekte,në dekada qëndronte si mbret në qendër të fshatit ,as ciklonet e natyrës nuk e dobësuan . Kur erdhi qeveria e demokatoshkërdhatësisë ,ditën e parë atë e masakruan ,shkatrroni thot Saliu ,se nuk na duhen ! ,atë me vrap e shtrinë përdhe !?….

    Pleqët kuvendonin nëpër oda ,Nuk kemi të fusim kokën nënë hije,ashtu si lisat ,sot rritet droga ,pyet jan shtrirë për tokë si kufoma ,ne përjetojmë ditët e sikletit ,gjarpërijtë shtohen në diell ,ata jan gjarpërijtë e betonit nënë digë ,të vrasin natën, ditën groposen . Këta jan gjarpërinjët e pushteti tim. Në sulm përpara ,asnjë hap mbrapa ,pushteti kundër popullit.

    Vetëm nga gjethet e lisit që kishte shtrirë degët e gjata nga ato hante dhija . Atëherë në kohën e xhaxhait legjendar nuk guxonte askush të prisje një degë të vetme ,kurse ,sot pritet e rrafshohet një pyllë i tërë me pisha të Divjakës dhe në tërë shqiprinë ,edhe lëkura e tokës është masakruar ,kan dalë shkëmbejtë ,dhe askushë nuk pyet për të ardhmen e brezave që vijnë ,këta jan gjarpërijtë e pushtetit tim.Pushtet kundër popullit të vet, me emrin Sali ai që helmoi këtë vend !!!

    Asnjë europë nuk e pranon shqipërinë me lëkurë të masakruar ?….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *