Këtë javë në Telebingo-Shqiptare, Berati dhe Vlora ndajnë çmimin e madh, fitohet edhe makina “Hyundai”
Krahas çmimit të madh prej 1,356,350 lekësh, në shoretun e ditës së djeshme është fituar edhe makina “Hyundai”, si dhe shumë dhurata e çmime të tjera të mëdha. Në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 18619 lojtarë të tjerë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 279 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 1835 lekësh. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 5, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Me mijëra fitues të përzgjedhur nga të gjitha qytetet, kanë mundur të sigurojnë edhe përgjatë shorteut të djeshëm, çmimet dhe dhuratat më të preferuara të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Krahas çmimit të madh prej 1,356,350 lekësh, në shoretun e ditës së djeshme është fituar edhe makina “Hyundai”, si dhe shumë dhurata e çmime të tjera të mëdha.
Shpallja e fituesve ka nisur me lojën telefonike, ku të parët janë shpallur 10 fituesit çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e radhës për dy çmimet e mëdha 100,000 lekë, si dhe shumat e tjera të lojës me ruletën e fatit. Ndërkohë që me lojën e ruletës së fatit kanë mundur të luajnë edhe dhjetë fituesit e shorteut të datës 27 tetor. Fitues të tjerë i janë bashkuar lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Tashmë edhe nëse thoni “alo”, sërish do të luani në lojën telefonike.
Ndërsa telefonuesit që do të përgjigjen “Telebingo” në telefonatën surprizë të bërë gjatë lojës, krahas çmimeve të zarfeve, do të fitojnë edhe një shpërblim prej 5,000 lekësh. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike të ndalet fillimisht në kryeqytet, duke shpallur Astritin si fituesin e parë, i cili ka tentuar të godasë në shenjë një ndër çmimet më të preferuara, makinën “Hyundai”. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin ku fshihej ky çmim, me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar shumën prej 100,000 lekësh.
Liljana në Fier ishte fituesja e radhës që i është bashkuar lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, duke siguruar shumën 80,000 lekë.
Një tjetër fitues në Korçë ka vijuar të luajë me lojën telefonike, ku me mbajtjen e zarfeve më të preferuara ka siguruar 85,000 lekë.
Beharja në kryeqytet ka fituar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 95,000 lekësh. Albana ka vijuar të luajë më tej me çmimet e fshehura në zarfe duke siguruar shumën prej 110,000 lekësh. Ndërsa Shpresimi ka siguruar nga Telebingo shumën prej 55,000 lekësh. Biba në Lezhë ka vijuar të luajë me lojën telefonike ku dhe ka fituar 70,000 lekë. Lumturia ishte një tjetër fituese e përzgjedhur ka siguruar shumën prej 80,000 lekësh.
Fati i ka buzëqeshur më së miri fitueses së fundit të lojës telefonike Engjëllushes në kryeqytet, e cila ka siguruar jo vetëm shumën prej 100,000 lekësh, por edhe makinën “Hyundai”.
Më pas loja ka vijuar me shpalljen e fituesve të dalë nga në shorti i goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në shifrën e 1,356,350 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndarë çmimin e madh ndërmjet dy fituesve, përkatësisht në Vlorë dhe Elbasan.
Secili prej fituesve do të marrë nga Telebingo Shqiptare shumën prej 678,175 lekë.
Krahas çmimit të madh, në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 18619 lojtarë të tjerë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 279 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 1835 lekësh. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 5, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare.
Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të reja të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Donika Kastrioti”, mbrapa “Kullave Binjake”, Vila 9/1.