Telebingo-Shqiptare/ Çmimi i madh dhe makina fitohen në Tiranë

Bora Basholli

Krahas çmimit të madh të javës, dhe makinës “Hyundai”, në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 22035 lojtarë të tjerë, të cilët sigurojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 419 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 1,355 lekësh. Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 8, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

 Nuk kanë të ndalur fituesit e çmimeve të mëdha në lojën më popullore të fatit në vend Telebingo Shqiptare. Mijëra të përzgjedhur në shortin e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, si dhe lojës telefonike, kanë mundur të rrëmbejnë në shorteun e ditës së djeshme çmimet e preferuara të Telebingo Shqiptare, ndërmjet të cilave edhe makinën “Hyundai”, e cila ishte dhe surpriza e këtij shorteu. Tirana, Shkodra, Elbasani, Korça, Durrësi, Kruja, Pogradeci, etj, ishin ndër qytetet më fatlume sa i takon shpalljes së fituesve.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike, Hamitin në kryeqytet. Me përzgjedhjen e dy zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 80,000 lekësh. Loja telefonike është ndalur më tej në qytetin e Elbasanit, duke shpallur Jetën si fituese të radhës, Sabinën, e cila ka siguruar shumën po prej 80,000 lekësh. Një tjetër fituese i është bashkuar lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe.

Kësaj here bëhet fjalë për Mirën. Në betejën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe ajo ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 75,000 lekësh. Loja telefonike ka vijuar të qëndrojë në kryeqytet, ku Shyqyriu ka siguruar shumën 60,000 lekë. Agimi ishte edhe fituesi i fundit që tentoi të gjente se në cilin prej zarfeve fshihej makina “Hyundai”. Por ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, ai ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 65,000 lekësh. Fitues të tjerë i janë bashkuar këtij shorteu edhe në lojën me ruletën e fatit. Konkretisht pjesë e kësaj loje janë bërë 10 fituesit e çmimit tradicional prej 20,000 lekësh të shorteut të datës 26 maj.

Nga loja e ruletës së fatit, Igli ka siguruar 24,000 lekë, Elezi 25,000 lekë, Vitori 25,000 lekë, Xhoana 25,000 lekë, Meri 101,000 lekë, Roberti 25,000 lekë, Hiqmeti 30,000 lekë, Irma 23,000 lekë, Besniku 102,000 lekë, Eduarti 24,000 lekë. Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,507,900 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndalet në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.

Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 22035 lojtarë të tjerë, të cilët sigurojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 419 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 1,355 lekësh.

Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 8, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Konkretisht bëhet fjalë për 10 fituesit e çmimit prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish me ruletën e fatit për të fituar dy çmimet prej 100,000 lekësh. Në fund të shortut është përzgjedhur edhe fituesi i makinës “Hyundai”, e cila është fituar nga një familje kryeqytetase.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të reja të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Donika Kastrioti”, mbrapa “Kullave Binjake”, Vila 9/1.

 

 

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Po patjeter qe ne Tirane kur jane Cmimet e Medhaja – ku te fal Tirana nuk e le te dale paraja jashte saj- i mbledhin nga tere Shqiperia dhe e fiton ate Super te madgjn Tirane ..! It is something behind that..! Kush le te dale paraja nga Tirana..! Keshtu ka qene tere jeten : Gjithe Shqiperia punon per parine e Tiranes..!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *