Duke shëtitur në çdo qytet të vendit, Telebingo Shqiptare ka shpërblyer me dhurata dhe çmime të mëdha me mijëra familje të përzgjedhura si fituese edhe në shorteun e ditës së djeshme.
Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ka nisur me përzgjedhjen e 10 lojtarëve të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë serish me ruletën e fatit në shorteun që do të hidhet të dielën e datës 22 maj, për të siguruar dy çmimet prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera të ruletës. Ndërsa në lojën e ruletës së fatit, ditën e djeshme kanë luajtur edhe 10 fituesit e shorteut të hedhur në datën 8 maj, të cilët kanë siguruar mbi 4.6 milionë lekë (të vjetra). Konkretisht, dje në këtë lojë, Maksimi ka fituar 35,000 lekë, Thëllëza ka fituar shumën 27,000 lekë, Ruzhdia 28,000 lekë, Xheni 40,000 lekë, Vasilika 103,000 lek, Ëngjëllushja 25,000 lekë, Ganiu 32,000 lekë, Elida 24,000 lekë, Ariana 32,000 lekë, Ferie 36,000 lekë, si dhe Afërdita 101,000 lekë.
Të tjerë fitues i janë bashkuar në vijim Telebingos, kësaj here nëpërmjet lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fituese të parë të lojës telefonike, Dhuratën në qytetin e Kavajës. Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ajo ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 60,000 lekësh. Loja telefonike ka vijuar duke shpallur si fitues të radhës Vazin në qytetin e Beratit, i cili me përzgjedhjen e bërë ka siguruar shumën prej 65,000 lekësh.
Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe të përzgjedhurës së radhës. Kësaj here bëhet fjalë për familjen në qytetin e Lushnjes, që ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 1 milionë lekësh (të vjetra). Mirjana ishte një tjetër fituese që ka siguruar nga Telebingo 65,000 lekë. Më tej, nëpërmjet lojës telefonike, Xhelali në kryeqytet ka fituar shumën prej 55,000 lekësh.
Myftari në Gjirokastër ka vijuar të luajë me lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe ku dhe ka siguruar shumën prej 30,000 lekësh, teksa do të luajë edhe në lojën e “100 sekondave në supermarket”, kohë në të cilën do të mund të marrë të gjitha produktet e tij më të preferuara. Ndonëse makina “Fiat”, apo “Rroga Telebingo”, nuk janë fituar në shorteun e djeshëm, ato do të jenë në lojë serish në shorteun e radhës.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,372,700 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës shkon në Kamëz, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 13615 lojtarë të tjerë, që sigurojnë nga Telebingo 60 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 200 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 2,590 lekësh. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 5, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo është paraqitur edhe fituesja e çmimit të madh të javës së shkuar, Natasha nga Vlora, e i cila ka tërhequr çekun me shumën mbi 12 milionë lekë të vjetra.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.