Nuk kanë të ndalur milionat e fituara nëTelebingo Shqiptare. Edhe në shorteun e ditës së djeshme me mijëra fitues u janë gëzuar dhuratave dhe çmimeve të mëdha që loja më popullore e fatit në vend ofron çdo të dielë për të gjithë lojtarët e saj. Emocione të veçanta në Telebingo Shqiptare dje ka sjellë edhe fituesi i “Rrogës Telebingo” të shpallur në shorteun e datës 3 prill. Erion Qendro ka nënshkruar tashmë kontratën, nëpërmjet të cilës do të marrëçdo muaj për dy vite rresht rrogën e garantuar prej 50,000 lekësh nga Telebingo Shqiptare. Ndërkohë që Gramoz Mençe ishte fituesi i çmimit të madh të datës 3 prill, i cili ka marrëçekun me mbi 11.6 milionë lekë të vjetra të fituara.
Prej disa ditësh në treg tashmë krahas biletës normale të javës, gjendet edhe superbileta e shorteut special të“1 Majit”. Duke blerë një biletë të këtij shorteu special që kushton vetëm 250 lekë, ju do të jeni fitues të shumë superçmimeve, ndërmjet të cilave “Bingo Milionere” e garantuar mbi 30 milionë lekë (të vjetra). Me këtë biletë do të mund të fitohen edhe 4 “Rroga Telebingo” fituesit e së cilës do të marrin për 12 muaj rresht rrogën prej 50,000 lekësh. Në lojë do të jenë edhe 2 çmime “100 sekonda në supermarket”, 10 çmimet e ruletës së fatit do të jenë nga 30,000 lekë. Po ashtu edhe çmimet në zarfe do të nisin nga 30,000 lekë, si dhe shumë dhurata që do të ofrohen për të gjithë fituesit e lojës telefonike.
Fituesit e ditës së djeshme
Shpallja e fituesve ka nisur me lojën e ruletës së fatit, ku fillimisht janë përzgjedhur 10 lojtarë që do të luajnë sërish në datën 17 prill për të fituar dy çmimet prej 1 milionë lekësh (të vjetra), si dhe shumat e tjera të ruletës. Ndërkohë qëdje kanë luajtur me ruletën e fatit dhjetë fituesit e përzgjedhur nëshorteun e datës 3 prill, të cilët kanë siguruar mbi 4.3 milionë lekë(të vjetra). Konkretisht në ruletën e fatit dje, Salushe ka siguruar 28,000 lekë, Dhimitri 32,000 lekë, Samiu 28,000 lekë, Shyqyriu 27,000 lekë, Abazi 100,000 lekë, Xheme 30,000 lekë, Entela 24,000 lekë, Valmira32,000 lekë, Fiqirete 35,000 lekë, si dhe Ademi 100,000 lekë.
Me surpriza të shumta ka vijuar edhe loja telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Sikundër është bërë traditë tashmë, fituesit e lojës telefonike kërkojnë të gjurmojnë tre prej çmimeve më të preferuara që janë makina “Fiat”, “Rroga Telebingo” fituesi i të cilës për dy vite me radhë do të marrë çdo muaj shumën e garantuar prej 50,000 lekësh, çmimi prej 1 milionë lekësh (të vjetra), etj.
Paulini në qytetin e Shkodrësishte fituesi i parë i dalë nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve mund të fshiheshin këto çmime të mëdha. Por, me përzgjedhjen e bërë prej tij në fund të lojës, ka siguruar shumën prej 1 milionë lekësh (të vjetra). Sokoli po në Shkodër ishte fituesi i radhës i lojës telefonike që ka siguruar shumën prej 65, 000 lekësh. Në vijim fituese e kësaj loje është shpallur Dija, e cila me mbajtjen e zarfeve më të preferuara ka siguruar shumën prej 65,000 lekësh. Edhe Blerina në kryeqytet ka fituar në lojë telefonike 50,000 lekë. Loja është zhvendosur më tej në qytetin e Beratit duke shpallur Aidenin si fitues të 60,000 lekëve. Po kaq ka fituar në vijim edhe Feriti. Ndërsa Ortencia në qytetin e Pogradecit ka fituar nga loja telefonike 60,000 lekë.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,368,800 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndalet në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 19900 lojtarë të tjerë, që sigurojnë 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 456 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 1,130 lekësh. Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 0, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.