Një armatë e tërë fituesish i janë bashkuar gjatë ditës së djeshme lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare, ku bëhet fjalë jo vetëm për fituesit e çmimeve të mëdha të dala nga shorteu special i hedhur në datën 2 janar me rastin e ndërrimit të viteve, por edhe mijëra fituesit e tjerë të përzgjedhur në lojën e zhvilluar gjatë ditës së djeshme.
Afërdita Halili nga Fushë-Kruja ishte një ndër fatlumet e shorteut të ndërrimit të viteve, e cila nga dje ka lidhur kontratën ku për dy vite rresht, do të marrë çdo muaj shumën e garantuar prej 50,000 lekësh të fituar nëpërmjet çmimit të “Rrogës Telebingo”.
Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe Nezir Lushit, i cili me një biletë te vetme tashmëështë bërë pronar i apartamentit në kryeqytet të fituar në shorteun special të 2 janarit. Ndërsa Piro në kryeqytet ka marrë çelësat e makinës “Fiat”. Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo janë paraqitur edhe dy fitueset e çmimit të madh, ku secila prej tyre ka marrëçekun me më shumë se sa 35 milionë lekë(të vjetra). Ndërkohë që fitues i kësaj shume është edhe një tjetër lojtar që do të paraqitet në shorteun e së dilës për të marrëpo mi 35 milionë lekë të fituara në shorteun special të datës 2 janar.
Fituesit e rinj të përzgjedhur dje
Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve në shorteun e hedhur gjatë ditës së djeshme ka nisur me lojën e “Ruletës së fatit”, ku fillimisht janë përzgjedhur dhjetë fitues që do të luajnë sërish të dielën për dy çmimet e mëdha nga një milionë lekë (të vjetra), si dhe shumat e tjera tëruletë. Ndërkohë që me “Ruletën e fatit” kanë luajtur edhe 10 fituesit e përzgjedhur në shorteun special tëdatës 2 janar, të cilët kanë fituar afro 5.5 milionë lekë. Nga kjo lojë Vironi ka marrëshumën prej 37,000 lekësh, Ndoci 50,000 lekë, Hermes 50,000 lekë, Lulja 42,000 lekë, Milika 101,000 lekë, Miranda 37,000 lekë, Nikoleta 44,000 lekë, Rabia 36,000 lekë, Juliani 45,000 lekë, si dhe Gëzimi 104,000 lekë.
Loja telofonike me çmimet e fshehura në zarfe ka gëzuar edhe shumë lojtarë të tjerë të shpallur fitues nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave. Dukate në kryeqytet ishte fituesja e parë që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve mund të fshiheshin çmimet me të kërkuara si makina “Fiat” apo “Rroga 2-vjeçare Telebingo”.
Ndonëse nuk i ka qëlluar në shenjë këto çmime, ajo i është gëzuar shumës prej 55,000 lekësh. Bardhyli ishte fituesi i radhës që ka vijuar të luajë me Telebingo Shqiptare duke siguruar shumën prej 125,000 lekësh. Doloreza në Tiranë ishte një tjetër fituese që me mbajtjen e zarfeve më të preferuara ka siguruar 60,000 lekë. Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe Klestës në Tiranë, e cila ka siguruar 1 milionë lekë(të vjetra). Rozeta në Korçë ishte një tjetër fituese që ka marrë nga loja telefonike shumën porej 80,000 lekësh. Kjo shumë është fituar edhe nga Margarita. Ndërsa Skënderi në Bajram Curr, nëpërmjet lojës telefonike ka siguruar plot 1 milionë lekë (të vjetra).
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 2,259,650 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndalet në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.
Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Krahas çmimit të madh të javës, në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 17979 lojtarë të tjerë, që sigurojnë 65 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 173 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 4930 lekësh. Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 3, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.
Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.