Shorteu 15 Nentor 2015
Zgjerohet edhe më shumë larmishmëria gjeografike e fituesve të lojës më popullore të fatit në vend.
Duke shëtitur në shumë qytete të vendit, Telebingo Shqiptare ka shpërndarë edhe gjatë ditës së djeshme plot dhurata e çmime të mëdha, jo vetëm për të përzgjedhurit në lojën telefonike, por edhe për mijëra fituesit e dalë nga hedhja e shortit të goglave për çmimin e madh të javës prej 1,181,275 lekësh.
Përzgjedhja rastësore e numrave për biletën fituese ka treguar se ky çmim do të qëndrojë në Tiranë, ku dhe rezulton të jetë blera bileta fituese.
Gjithashtu, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 16,373 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 408 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare 870 lekë.
Fitues të një bilete janë edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 9, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Loja telefonike ka siguruar gjithashtu edhe shumë surpriza të tjera për të gjithë fituesit që janë treguar të vëmendshëm duke dhënë përgjigjen e duhur, në telefonatën surprizë të bërë nga stafi i Telebingo Shqiptare në shtëpitë e tyre.
Vasilika në kryeqytet ishte e përzgjedhura e parë e lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, e cila ka tentuar të gjejë se ku mund të ishte makina “Volswagen Up”.
Edhe pse nuk e ka qëlluar në shenjë zarfin ku fshihej makina, me përzgjedhjen e bërë, Vasilika ka fituar 40,000 lekë.
Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe të përzgjedhurës së radhës në lojën telefonike, e cila edhe me shansin “2 herë fat” ka mundur të dyfishojë shumën e fituar, duke e çuar në 80,000 lekë. Vladimiri ka vijuar të luajë më tej me çmimet dhe dhuratat e Telebingo Shqiptare, duke u shpallur fitues i plot 80,000 lekëve.
Loja telefonike është ndalur më pas në qytetin e Gramshit, ku e fituesja e radhës ka siguruar nga Telebingo shumën prej 40,000 lekësh. Pas Gramshit, një tjetër fituese në qytetin e Shkodrës ka vijuar të gjurmojë çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe.
Me përzgjedhjen e bërë, Nada është shpallur fituese e 35,000 lekëve. Ersila ishte e përzgjedhura e fundit e lojës telefonike, e cila me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara ka fituar plot 55,000 lekë. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar edhe me përzgjedhjen e fituesve të tjerë.
Konkretisht bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës.
Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të 10 mijë lekëve.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare.

