Miliona pa fund janë fituar gjatë ditës së djeshme në Telebingo Shqiptare. Në shorteun special të “1 Majit”, me mijëra fitues të përzgjedhur nga të gjitha qytetet në vend u janë gëzuar çmimeve të mëdha të lojës më popullore të fatit në vend, ndërmjet tyre: “Bingo Milionere” mbi 38 milionë lekë (të vjetra), 4 “Rroga Telebingo”, fituesit e të cilave do të marrin çdo muaj për një vit rresht, shumën e garantuar prej 50,000 lekësh. Në këtë shorte janë fituar edhe 2 çmimet “100 sekonda në supermarket”, si dhe shumë çmime dhe dhurata të tjera, të dala jo vetëm nga loja telefonike me zarfet, por edhe nga loja e “Ruletës së Fatit”.
Përzgjedhja e fituesve ka nisur me 10 lojtarët e dalë nga loja e “Ruletës së fatit”, për të vijuar më pas me fituesit e lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, e më tej me mijëra fituesit e shpallur nga hedhja e goglave për bingon e madhe të këtij shorteu special, që ka kapur vlerën e mbi 38 milionë lekëve (të vjetra).
Në lojën e “Ruletës së Fatit”, krahas 10 fituesve të ccmimit prej 30,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e radhës që do të hidhet në datën “8 Maj”, për dy çmimet e mëdha prej 1 milionë lekësh (të vjetra), dje në lojën e “Ruletës së fatit”, Hetija ka siguruar shumën prej 27,000 lekësh, Majlinda 26,000 lekë, Ladi 26,000 lekë, Lulzime 34,000 lekë, Pëllumbi 100,000 lekë, Marku 26,000 lekë, Lutfi 30,000 lekë, Xhensila 24,000 lekë, si dhe Hateme 100,000 lekë.
Armata e fituesve ka vijuar të shtohet, pasi të tjerë të përzgjedhur i janë bashkuar shorteut special në lojën telefonike të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike të ndalet fillimisht në Sarandë, duke shpallur Kolën si fituesin e parë, i cili ka tentuar të godasë në shenjë çmimet më të preferuara. Me përzgjedhjen e bërë, ai është shpallur fitues i lojës së “100 sekondave në supermarket”, kohë në të cilën do të mund të marrë të gjitha produktet e tij më të preferuara, shumës prej 30,000 lekësh, si dhe një aparati celular si dhuratë.
Albana ishte një tjetër fituese që ka vijuar të luajë me lojën telefonike duke siguruar shumën prej 80,000 lekësh, si dhe një laptop dhuratë. Më së miri loja ka vijuar për Violetën në Librazhd, që ka fituar “Rrogën Telebingo”, duke siguruar për 12 muaj rresht, rrogën prej 50,000 lekësh. Bashkë me rrogën, Violeta ka fituar edhe një celular, si dhe shumën prej 35,000 lekësh. Një tjetër fitues në vijim ka marrë nga loja telefonike shumën prej 65,000 lekësh, si dhe një televizor dhuratë. Më tej, Vasili në Pogradec ka fituar 70,000 lekë dhe një televizor dhuratë. Më së miri fati i ka ecur edhe fituesit të radhës, Ermalit që ka siguruar plot 1 milionë lekë (të vjetra) dhe një lap-top dhuratë. Hekurani në Durrës ishte fituesi i radhës që ka siguruar çmimin e “100 sekondave në supermarket”. Ndërsa Rei në Lushnje, Sindi në Tiranë, si dhe një tjetër fitues në qytetin e Beratit kanë fituar “Rrogën Telebingo”, ku secili prej tyre për një vit rresht do të marrë çdo muaj nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50,000 lekësh.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për bingon e madhe, që ka kapur vlerën e 3,837,700 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh shkon në qytetin e Durrësit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Krahas çmimit të madh, në shorteun e djeshëm janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 49450 lojtarë të tjerë, të cilët sigurojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 819 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 1,770 lekësh. Ndërsa fitues të 250 lekëve, janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 8, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo janë paraqitur edhe dy fituesit çmimit të madh të shorteut të hedhur në datën 24 prill, ku secili prej tyre ka marrë çekun me shumën afro 5.5 milionë lekë të vjetra.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1