Telebingo Shqiptare: Çmimi i madh ndahet ndërmjet 36 fituesve

redaktor

Shorteu i parë special, ka bërë që Telebingo Shqiptare të shpërthejë në dhurata dhe çmime të mëdha, të cilat kanë mbërritur në çdo qytet të vendit. Mijëra fitues kanë mundur t’u gëzohen gjatë ditës së djeshme, surprizave dhe çmimeve të fituara në lojën telefonike, si dhe shorteun e goglave për çmimin e madh të javës.

Listës së fituesve u janë shtuar edhe 10 fituesit e përzgjedhur në fund të shorteut, të cilët kanë siguruar shumën prej 1 milionë lekësh (të vjetra). Shpallja e fituesve ka nisur me përzgjedhjen rastësore të kontrabiletave në lojën telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Me blerjen e një bilete speciale, si dhe fatin në krah për të dhënë përgjigjen e duhur në telefonatën surprizë që Telebingo Shqiptare ka bërë në shtëpinë e tij, Rigersi në qytetin e Pogradecit, i është gëzuar shumës prej 40,000 lekësh.

Më tej, përzgjedhja e kontrabiletës ka shpallur si fitues të dytë të lojës telefonike, Franin në qytetin e Lezhës, i cili në betejën me dhuratat dhe çmimet e zarfeve, ka siguruar shumën prej 50,000 lekësh. Drita ishte një tjetër fituese e përzgjedhur që ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 20,000 lekësh. Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe fitues së radhës në qytetin e Elbasanit.

Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, Anila i është gëzuar shumës prej 65,000 lekësh. Temo në Vlorë ishte fituesi i radhës që ka tentuar të gjurmojë zarfet ku fshiheshin çmimet e mëdha. Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 45,000 lekësh. Lista e fituesve është zgjeruar edhe më shumë me shortin e goglave për bingon e madhe të javës, që ka kapur vlerën e 2,931,840 lekësh, shumë e cila është ndarë ndërmjet 36 fituesve në qytete të ndryshme të vendit.

Secili prej këtyre fituesve siguron nga Telebingo Shqiptare shumën prej 81,440 lekësh. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja. Janë shpallur si fitues të serisë me një linjë 101972 lojtarë, të cilëve kompania e Telebingos u jep nga 50 lekë. Ndërsa fituesve të serisë me dy linja janë shpallur 4734 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 230 lekësh. Telebingo ka përfunduar me shpalljen e 10 fituesve të shumës prej 1 milionë lekësh (të vjetra).

Ky çmim është fituar nga Doloreza në Elbasan, Tahiri në Tiranë, Sandri në Tiranë, Vita në Vlorë, Asija në Lushnje, Andora në Tiranë, Shaqiri në Tiranë, Vathi në Tiranë, Kristaqi në Fier, si dhe Lindita në Shkodër. Fituesit e shorteut të djeshëm duhet të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingo Shqiptare, për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *