Çmimi i madh i Telebingo-Shqiptare shkon në Berat, fituesi merr 1,129,200 lekë.
Krahas çmimit të madh të javës, në shorteun e djeshëm janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 12962 lojtarë të tjerë, të cilët sigurojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 133 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 2,615 lekësh. Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 6, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Mijëra fitues të përzgjedhur nga të gjitha qytetet në vend i janë bashkuar edhe gjatë ditës së djeshme lojës me popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Përzgjedhja ka nisur me 10 fituesit e dalë nga loja e ruletës së fatit, më pas me fituesit e lojës telefonike të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe, për të vijuar më tej me mijëra fituesit e shpallur nga hedhja e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas. Krahas 10 fituesve që do të luajnë sërish në shorteun e radhës për dy çmimet e mëdha prej 100,000 lekësh, në lojën e ruletës së fatit ditën e djeshme Rrahmani ka siguruar shumën pre 22,000 lekësh, Emiliano 27,000 lekë, Klea 25,000 lekë, Ergi 22,000 lekë, Donika 102,000 lekë, Armandi 24,000 lekë, Kadria 24,000 lekë, Artemisi 23,000 lekë, Natasha 23,000 lekë, si dhe Vangjushi 102,000 lekë. Të tjerë fitues i janë bashkuar shorteut me lojën telefonike të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike të ndalet fillimisht në kryeqytet, duke përzgjedhur Hasanin si fituesin e parë, i cili ka tentuar të godasë në shenjë një ndër çmimet më të preferuara, makinën “Hyundai”. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin ku fshihej ky çmim, me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 100,000 lekësh. Erta po në kryeqytet ishte një tjetër fituese që i është bashkuar lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, duke e shpallur fituese 60,000 lekëve. Një tjetër fituese, ka vijuar të luajë me lojën telefonike. Me mbajtjen zarfeve më të preferuara, Kristula ka fituar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 85,000 lekësh.
Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe të përzgjedhurit të radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Arbenin në Elbasan, i cili është shpallur fitues i plot 100,500 lekëve. Të tjerë fitues i janë bashkuar shorteut me lojën telefonike të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe. Loja telefonike ka vijuar më tej, ku një tjetër fitues në qytetin e Elbasanit ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej makina. Por, ndonëse nuk e ka qëlluar në shenjë këtë çmim, ai është shpallur fitues i shumës prej 65,000 lekësh.
Ndërsa Dori në Shkodër ishte edhe fituesi i fundit që tentoi të gjente se në cilin prej zarfeve mund të fshihej makina “Hyundai”. Por ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, ai ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 95,000 lekësh. Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,129,200 lekëve.
Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës shkon në qytetin e Beratit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Krahas çmimit të madh të javës, në shorteun e djeshëm janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 12962 lojtarë të tjerë, të cilët sigurojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 133 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 2,615 lekësh.
Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 6, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të reja të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Donika Kastrioti”, mbrapa “Kullave Binjake”, Vila 9/1.