Telebingo Shqiptare/ Çmimi i madh prej 1,102,700 lekësh, në Shkodër

Elena Tase

Nuk kanë të ndalur fituesit në lojën me popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare. Shorteu i ditës së djeshme ka shpërblyer me dhurata e çmime të mëdha mijëra lojtarë të përzgjedhur në çdo qytet të Shqipërisë, jo vetëm në lojën telefonike dhe ruletën e fatit, por edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të javës, që kësaj here ka mbërritur në vlerën e 1,102,700 lekëve.

Si rrallë ndonjëherë çmimi i madh i javës është përzgjedhur me më pak gogla, në ndryshim nga sa ka ndodhur në shortet e javëve të mëparshme. Fitues i këtij çmimi është bërë një nga familjet shkodrane, qytet në të cilin rezulton të jetë blerë edhe bileta fitues.

Surprizat kanë vijuar edhe me fituesit e tjerë të dalë nga seria me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, sipas të dhënave, rezulton se një janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 758 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare shumën prej 805 lekësh. Ndërkohë që serinë me dy linja e ka arritur vetëm një fitues, i cili do të marrë nga Telebingo shumën prej 416,57 lekësh. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 3, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Fitues të tjerë i janë bashkuar lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave me makinerinë e re të Telebingos, ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike, Qemalin në kryeqytet, të cilit fati i ka buzëqeshur më së miri, pasi ka siguruar plot 130,000 lekë. Loja telefonike ka vijuar të qëndrojë më tej në Kamëz, duke shpallur Xanin si fitues të radhës, që ka siguruar shumën prej 60,000 lekësh. Një tjetër fitues i është bashkuar lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe.

Kësaj here bëhet fjalë për Urimin në Kombinat. Në betejën me çmimet e fshehura në zarfe, ai ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 55,000 lekësh, të cilës i janë bashkuar si dhuratë, edhe dy orë të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit. Më pas loja telefonike është zhvendosur në qytetin e Durrësit, ku Luli ka siguruar shumën prej 80,000 lekësh.

Një tjetër i përzgjedhur si fitues ka mundur t’u gëzohet çmimeve të fituara në lojën më popullore të fatit në vend. Dali në kryeqytet ka siguruar nga loja telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe shumën prej 70,000 lekësh. Xhoxhi në qytetin e Durrësit ka vijuar të luajë më tej ku dhe fituar shumën prej 55,000 lekësh. Ndërsa Shefqeti në kryeqytet ishte edhe fituesi i fundit që tentoi të gjente se në cilin prej zarfeve mund të fshihej makina “Hyundai”. Por, ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, ai ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 50,000 lekësh.

Harta e fituesve është zgjeruar edhe më shumë. Fitues të tjerë i janë bashkuar këtij shorteu edhe në lojën me ruletën e fatit. Konkretisht pjesë e kësaj loje janë bërë 10 fituesit e çmimit tradicional prej 20,000 lekësh të shorteut të datës 16 qershor. Nga loja e ruletës së fatit, Shkurtja ka siguruar 23,000 lekë, Mario 24,000 lekë, Agroni 23,000 lekë, Shpresa 102,000 lekë, Alfredi 22,000 lekë, Hamideja 24,000 lekë, Donika 26,000 lekë, Aldo 103,000 lekë, Resmia 23,000 lekë, si dhe Rebeka 26,000 lekë.

Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar edhe me përzgjedhjen 10 fituesve të tjerë të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e datës 30 qershor për të fituar dy çmimet prej 100,000 lekësh. Konkretisht në lojën e ruletës së fatit të shorteut të radhës do të marrin pjesë Belen në kryeqytet, Alush Alushaj nga Ballshi, Merida në kryeqytet, Zhaneta nga Lushnja, Sofia nga Korça, Esteri nga Elbasani, Anxhela nga Vlora, Xhevahiri nga Lezha, Luljeta nga Librazhdi, si dhe Emilio.

Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të reja të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Donika Kastrioti”, mbrapa “Kullave Binjake”, Vila 9/1.

 

Share This Article
1 Comment
  • Telebingo po vepron jo mire sidomos me pakesimin e telefonatave ,nga drejtuesi dhe kohen qe ka per telefonata e harxhon A.Gjebrea me budallalleqet e tij .lojtaret e telebingos pres in me shume nga drejtusit e saj.Vezhguesi nga min.financave eshte kot.nuk nderhyn kur shef qe ka shkelje .te shifters edhe makina e shortit qe shpesh here eshte jo e rregullt duhet te rregullohet se jane leket e lojtareve dhe mos te mburet A Gjebrea se “sa shume leke ka dhene telebingo,se leket e lojtareve jane nuk jane te Arditit etj,etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *