Telebingo Shqiptare, çmimi i madh në Tiranë, fituesi 1,070,500 lekë

J L

Çmimi i madh i Telebingo-Shqiptare ndalet në Tiranë, fituesi merr 1,070,500 lekë.

Krahas çmimit të madh të javës, në shorteun e djeshëm janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 13582 lojtarë të tjerë, të cilët sigurojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 255 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 1,585 lekësh. Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 8, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Telebingo Shqiptare ka shpërblyer me dhurata e çmime të mëdha me mijëra fitues të përzgjedhur në të gjitha qytetet e vendit edhe në shorteun e ditës së djeshme. Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ka nisur me lojën e ruletës së fatit, për të vijuar më pas me fituesit e lojës telefonike të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe, si dhe mijëra të përzgjedhurve të dalë nga shorteu i goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas.

Krahas 10 fituesve që do të luajnë sërish në shorteun e radhës për dy çmimet e mëdha prej 100,000 lekësh, në lojën e ruletës së fatit ditën e djeshme Ndoi ka siguruar shumën pre 26,000 lekësh, Mustafai 24,000 lekë, Kujtimi 23,000 lekë, Qemali 22,000 lekë, Pranvera 100,000 lekë, Fredi 27,000 lekë, Vjollca 24,000 lekë, Rezarti 27,000 lekë, Deda 24,000 lekë, si dhe Vladimiri 100,000 lekë. Të tjerë fitues i janë bashkuar shorteut me lojën telefonike të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fituese të parë të lojës telefonike, Marien në qytetin e Shkodrës.

Me përzgjedhjen e zarfeve më të preferuara, ajo ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 90,000 lekësh. Loja telefonike ka vijuar më tej, ku Anila ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej makina. Por, ndonëse nuk e ka qëlluar në shenjë këtë çmim, ajo është shpallur fitues i shumës prej 55,000 lekësh. Një tjetër fituese i është bashkuar lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Kësaj here bëhet fjalë për Nadien në Vlorë. Në betejën me çmimet dhe dhuratat ajo ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 70,000 lekësh. Më pas loja telefonike është rikthyer në Tiranë, ku Kela ka vijuar të luajë duke u shpallur fitues i plotë 101,050 lekëve. Klea ishte një tjetër e përzgjedhur si fituese që ka siguruar shumën prej 75,000 lekësh.

Ahmeti ka vijuar të luajë më tej duke siguruar shumën prej 60,000 lekësh. Ndërsa Nuria ishte edhe fituesja e fundit që tentoi të gjente se në cilin prej zarfeve mund të fshihej makina “Hyundai”. Por ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, ajo ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 60,000 lekësh. Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,070,500 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndalet në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja.

Krahas çmimit të madh të javës, në shorteun e djeshëm janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 13582 lojtarë të tjerë, të cilët sigurojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 255 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 1,585 lekësh. Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 8, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të reja të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Donika Kastrioti”, mbrapa “Kullave Binjake”, Vila 9/1.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *