Krahas çmimit të madh, në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 16460 lojtarë të tjerë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 343 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 1,195 lekësh. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 7, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Nuk kanë të ndalur fituesit në Telebingo Shqiptare. Me mijëra fitues të përzgjedhur nga të gjitha qytetet e vendit, kanë mundur të sigurojnë edhe përgjatë shorteut të djeshëm, çmimet dhe dhuratat më të preferuara të lojës më popullore të fatit, Telebingo Shqiptare. Sikundër është bërë traditë tashmë, të parët janë shpallur 10 fituesit e çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e radhës për dy çmimet e mëdha 100,000 lekë, si dhe shumat e tjera të lojës me ruletën e fatit. Ndërkohë që me lojën e ruletës së fatit kanë mundur të luajnë edhe dhjetë fituesit e shorteut të datës 6 tetor. Fitues të tjerë i janë bashkuar lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Tashmë edhe nëse thoni “alo”, sërish do të luani në lojën telefonike. Ndërsa telefonuesit që do të përgjigjen “Telebingo” në telefonatën surprizë të bërë gjatë lojës, krahas çmimeve të zarfeve, do të fitojnë edhe një shpërblim prej 5,000 lekës.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike të ndalet fillimisht në kryeqytet, duke shpallur Lirien si fituesen e parë, i cila ka tentuar të godasë në shenjë një ndër çmimet më të preferuara, makinën “Hyundai”. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin ku fshihej ky çmim, me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ajo ka siguruar shumën prej 90,000 lekësh. Viola ishte fituesja e radhës që i është bashkuar lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, duke siguruar plot 95,000 lekë.
Një tjetër fitues, ka vijuar të luajë me lojën telefonike. Me mbajtjen e tre zarfeve më të preferuara, Ganiu nga qyteti i Shkodrës ka fituar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 100,500 lekësh. Iliri ka vijuar të luajë më tej me çmimet e fshehura në zarfe duke siguruar shumën prej 60,000 lekësh. Ndërsa Arbi në Fier, ka siguruar nga Telebingo shumën prej 55,000 lekësh. Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe të përzgjedhurës së radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Elidën në qytetin eVlorës, e cila është shpallur fituese e 100,500 lekësh.
Më pas loja ka vijuar me shpalljen e fituesve të dalë nga në shorti i goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në shifrën e 1,086,200 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur çmimin e madh në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Krahas çmimit të madh, në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 16460 lojtarë të tjerë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 343 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 1,195 lekësh.
Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 7, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të reja të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Donika Kastrioti”, mbrapa “Kullave Binjake”, Vila 9/1.