Telebingo Shqiptare, çmimi i madh në Tiranë, fituesi merr 963,800 lekë

Elena Tase

Krahas çmimit të madh, janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 10768 lojtarë të tjerë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 150 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 2,425 lekësh. Fitues të 200 lekëve janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 0, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Nuk kanë të ndalur fituesit në Telebingo Shqiptare. Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar dhuratave dhe çmimeve të mëdha të lojës më popullore të fatit në vend edhe në shorteun e ditës së djeshme. sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ka nisur me lojën me fituesit e dalë nga loja e ruletës së fatit, për të vijuar më pas me lojën me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, si dhe me mijëra të tjerë të shpallur si fitues nga hedhja e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike të ndalet fillimisht në qytetin e Fierit, duke përzgjedhur Anxhelën si fituese të parë, i cila ka tentuar të godasë në shenjë një ndër çmimet më të preferuara, makinën “Hyundai”. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin ku fshihej ky çmim, me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, Anxhela ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 75,000 lekësh. Andi në Vlorë, ishte një tjetër fitues që i është bashkuar lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, ku dhe ka siguruar shumën prej 85,000 lekësh. Një tjetër fituese, kësaj here në Shkodër, ka vijuar të luajë me lojën telefonike, të cilës fati i ka buzëqeshur më së miri. Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, Ariana ka fituar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 100,500 lekësh. Fati i ka buzëqeshur edhe të përzgjedhurit të radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Kujtimin ne Kamzë, që ka siguruar shumën prej 70,000 lekësh. Më pas loja ka vijuar me shpalljen e një tjetër fituesi në kryeqytet, ku Përparimi i është gëzuar shumës prej 55,000 lekësh. Ndërsa Tifoni që ishte edhe fituesi i fundit i lojës telefonike ka siguruar shumën prej 75.000 lekësh.

Emocione të shumta kanë dhuruar edhe 10 fituesit e çmimit tradicional të javës së shkuar, të cilët kanë luajtur edhe me ruletën e fatit për të siguruar 2 çmimet e tjera të mëdha nga 100,000 lekë. Ndërkohë që 8 fituesit e tjerë, përveç shumës prej 20,000 lekësh, kanë siguruar edhe çmimet e fituara në lojën e ruletës. Konkretisht, nga loja e ruletës së fatit, Qaniu ka siguruar 24,000 lekë, Demokrati 23,000 lekë, Diego 22,000 lekë, Mentor 22,000 lekë, Eneida 100,000 lekë, Elefteria 23,000 lekë, Admiri 24,000 lekë, Fatjoni 23,000 lekë, Kadriu 23,000 lekë, si dhe Floriani 102,000 lekë. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e 10 fituesve të tjerë të këtij çmimi, të cilët do të luajnë sërish në shortin e datës 21 korrik, për të fituar 2 çmimet nga 100,000 lekë.

Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar lojës së Telebingos edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në 963,800 lekë. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur çmimin e madh në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.

Krahas çmimit të madh, janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 10768 lojtarë të tjerë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Ndërsa fitues të serisë me dy linja janë shpallur 150 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 2,425 lekësh. Fitues të 200 lekëve janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 0, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *