Me “Biletën e Dashurisë” të dielën do të mund të jeni ju një ndër fituesit fatlumë të shumë superçmimeve që Telebingo Shqiptare do të ofrojë në këtë shorte special.
Duke blerë biletën që kushton vetëm 250 lekë ju do të keni shanse për të qenë fitues i “Bingos Milionere” mbi 50 milionë lekë (të vjetra), 3 udhëtimeve turistike në Maldive, Zanzibar dhe Mauritus, makinës “Fiat”, “Rrogës Telebingo”, çmimet në zarfe do të nisin nga 30,000 lekë.
Po kaq do jetë shuma që do jepet edhe për 10 fituesit që do të luajnë edhe me “Ruletën e Fatit”, teksa do të fitohen edhe shumë dhurata dhe çmime të tjera.
Biletën për këtë shorte special do ta gjeni lirisht përgjatë gjithë javës në të gjitha pikat e shitjes së Telebingos.
Fituesit dje
Edhe përgjatë ditës së djeshme, Telebingo ka shpërblyer me dhurata dhe çmime të mëdha me mijëra fitues të përzgjedhur në të gjitha qytetet e vendit. Përzgjedhja e fituesve ka nisur me lojën e ruletës së fatit, për të vijuar më tej me fituesit e lojës telefonike të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe, si dhe mijëra të përzgjedhurve të dalë nga shorti i goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, i cili kësaj here është fituar në kryeqytet.
Fillimisht, pjesë e lojës me ruletën e fatit janë bërë 10 fituesit e çmimit tradicional prej 20,000 lekësh të shorteut të datës 30 janar. Konkretisht, nga kjo loje Razia ka siguruar 32,000 lekë, Rufajete 103,000 lekë, Fatmiri 24,000 lekë, Ermelinda 27,000 lekë, Mirdashi 36,000 lekë, Oriona 34,000 lekë, Klejda 103,000 lekë, Danieli 35,000 lekë, Lefi 32,000 lekë, si dhe Kudreti 103,000 lekë. Ndërkohë që janë zgjedhur edhe 10 fitues të tjerë të këtij çmimi tradicional, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e datës 13 shkurt, për të siguruar dy çmimet prej 1 milionë lekësh (të vjetra).
Fitues të tjerë i janë bashkuar Telebingos, kësaj here nëpërmjet lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, ku dhe janë fituar me miliona të tëra. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike, Luanin në Lushnje, të cilit fati i ka buzëqeshur më së miri. Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 125,000 lekësh. Loja telefonike ka vijuar më tej me Nailen në kryeqytet si fituese të radhës, ku dhe ka siguruar shumën prej 90,000 lekësh.
Loja telefonike ka vijuar më së miri edhe për fituesin e radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Shaqirin në kryeqytet, i cili me mbajtjen e zarfeve më të preferuara ka siguruar plot 75,000 lekë. Aliu ishte një tjetër fitues që në lojën telefonike ka siguruar plot 85,000 lekë. Viktori në Vlorë ishte një tjetër fitues që ka vijuar të luajë me dhuratat dhe çmimet e lojës telefonike duke siguruar 100,000 lekë. Elsa në Elbasan ishte fituesja e radhës që ka siguruar nga Telebingo shumën prej 1 milionë lekësh (të vjetra).
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,392,600 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndalet në qytetin e Kavajës ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.
Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Krahas çmimit të madh të javës, në shorteun e djeshëm janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 19584 lojtarë të tjerë, të cilët sigurojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 482 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 1,090 lekësh. Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 8, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo janë paraqitur edhe dy fituesit e çmimit të madh të shorteut të datës 30 janar, të cilët kanë marrë çeçet me afro 12 milionë lekë (të vjetra).
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/