Telebingo Shqiptare: Çmimi i madh qëndron në Tiranë

redaktor

 

Çmimet dhe dhuratat e lojës më popullore të fatit në vend, kanë trokitur edhe përgjatë ditës së djeshme në dyert e mijëra familjeve shqiptare.

Shpallja e fituesve në Telebingo Shqiptare ka nisur me lojën telefonike për dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, ku të përzgjedhurit si fitues, kanë mundur t’u gëzohen shumave të kënaqshme.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave, ka shpallur si fituese të parë të lojës telefonike, Luljetën në qytetin e Elbasanit, e cila me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50,000 lekësh.

Fatosi në kryeqytet ishte një tjetër i përzgjedhur në lojën telefonike, që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej një ndër çmimet më të lakmuara, makina “Hyundai”. Por, ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, ai i është gëzuar shumës prej 30,000 lekësh. Pranvera në kryeqytet ka vijuar të gjurmojë çmimet dhe dhuratat e fshehura pas zarfeve, ku dhe ka siguruar shumën prej 40,000 lekësh.

Loja telefonike ka vijuar me shpalljen e një tjetër fituesi. Kësaj here bëhet fjalë për Luanin në Maqellarë, i cili me përzgjedhjen e bërë ka siguruar nga loja më popullore e fatit në vend shumën prej 40,000lekësh.

Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe të përzgjedhurës së radhës së fituese. Qeribani në kryeqytet, duke përfituar edhe nga shansi i dhënë nëpërmjet lojës “2 herë fat”, ka mundur të dyfishojë shumën e fituar, duke shkuar në plot 120,000 lekë.

Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar lojës së Telebingos edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në 2,323,450 lekë.

Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë ndalur çmimin e madh në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja.

Konkretisht, janë shpallur si fitues të 75 lekëve 16977 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 163 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Kompania e Telebingo Shqiptare plot 5,380 lekë. Gjithashtu, fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 7, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Konkretisht bëhet fjalë për 10 fituesit e çmimit prej 1 milionë lekësh (të vjetra).

Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *