Telebingo Shqiptare: Çmimi i madh qëndron në Tiranë

Ornela

Telebingo Shqiptare shpërblen me dhurata e çmime të mëdha dhjetëra familje të përzgjedhura si fituese të lojës telefonike, teksa me mijëra të tjerë u janë gëzuar shumave të fituara me hedhjen e shortit të goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas.

Shpallja e fituesve ka nisur me lojën telefonike të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike Aliun në kryeqytet.

Në betejën me zarfet, ai është shpallur fituese i shumës prej 85,000 lekësh. Ndërsa Engjëllushja në kryeqytet ka siguruar shumën prej 65,000 lekësh. Admiri në Kamëz është shpallur si fitues i radhës, që me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara ka siguruar nga loja më popullore e fatit në vend shumën prej 95,000 lekësh.

Një tjetër fitues në qytetin e Korçës i është bashkuar surprizave të Telebingos. Valteri ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej një ndër çmimet më të lakmuara, makina “Hyundai”. Por, ndonëse nuk e ka qëlluar në shenjë këtë çmim, ai i është gëzuar shumës prej 55.000 lekësh. Beteja me çmimet e zarfeve ka vijuar edhe në telefonatën e radhës, ku fituese është shpallur Luli në qytetin e Kuçovës.

Me përzgjedhjen e zarfeve për t’i mbajtur në fund të lojës, ajo ka siguruar shumën prej 100,000 lekësh. Flutura në Elbasan ishte një tjetër lojtare e përzgjedhur si fituese, e cila ka siguruar shumën prej 50,000 lekësh. Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe fitueses së radhës.

Bianka në Lezhë ka fituar në Telebingo Shqiptare plot 85,000 lekë. Shorti i goglave për çmimin e madh të javës që ka mbërritur në vlerën e 1,451,100 lekëve ka zgjeruar edhe më tej listën e fituesve të lojës më popullore të fatit në vend. Seria e numrave të përzgjedhur ka ndalur çmimin e madh në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë shitur bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë së fituesve me një linjë dhe dy linja.

Konkretisht, Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 16350 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 266 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 2060 lekësh. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 8, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë.

Kësaj here bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dymbëdhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës. Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre janë shpallur fitues të 20,000 lekëve.

Fituesit e shorteut të djeshëm duhet të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos, për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *