Loja telefonike ka kënaqur edhe gjatë ditës së djeshme me çmime të mëdha dhjetëra ndjekës, të cilët i janë përgjigjur drejt telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre Telebingo-Shqiptare shpërthen në dhurata e çmime të mëdha.
Shorteu i ditës së djeshme ka dhuruar emocione të shumta për dhjetëra familje shqiptare, të cilat i janë bashkuar surprizave në lojën telefonike me çmimet e dhuratat e fshehura pas zarfeve, teksa me mijëra kanë qenë edhe fituesit e përzgjedhur nga shorteu i goglave, ndërmjet tyre edhe fituesi i bingos së madhe për javën që lamë pas. Shkodra ka çelur e para lojën telefonike.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fituese të parë në lojën telefonike, Fetie Sulën në qytetin e Shkodrës, e cila pasi ka dhënë përgjigjen e duhur në telefonatën surprizë të bërë nga stafi i Telebingo-s, ka vijuar të luajë me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, me dëshirën për të gjetur se ku fshihej makina “Pezho 107”.
Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë çmimin e lakmueshëm, Fetija i është gëzuar shumës prej 40,000 lekësh. Pas Shkodrës, loja telefonike është ndalur në kryeqytet, ku dhe është përzgjedhur fituesja e radhës. Denisa ka vijuar të luajë me surprizat e Telebingos, duke u shpallur fituese e 20,000 lekëve, shumë të cilës i janë bashkuar si dhuratë edhe 2 orët “suoç”, të ofruara nga mbështetësit financiar të programit.
Loja ka vijuar më tej, duke bërë ndalesën e radhës në Shishtavec, ku Hasani ka tentuar të gjurmojë çmimet e fshehura në zarfe, duke siguruar plot 70,000 lekë, si dhe një tapet të ofruar nga mbështetësit financiar të programit. Me po kaq fat ka qëlluar edhe i përzgjedhuri i katërt në lojën telefonike. Sulejmani në Pogradec me zarfet e përzgjedhura për t’i mbajtur në fund të lojës ka mundur të sigurojë 70,000 lekë.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të fundit të lojës telefonike, Adelinën në Korçë, të cilës fati i ka buzëqeshur më së miri, pasi ka mundur të sigurojë 140,000 lekë, duke fituar kështu një nga çmimet e mëdha të lojës më popullore të fatit në vend.
Telebingo ka vijuar më pas me shorteun e goglave për çmimin e madh të javës, i cili ka mbërritur në shifrën e 1,000,500 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur gjatë hedhjes së shorteut ka shpallur fitues të këtij çmimi të madh një familje kryeqytetase, e cila rezulton të ketë blerë edhe biletën e fituese.
Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve, 5828 lojtarë të rregullt të lojës. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 54 persona, ku secili prej tyre fiton plot 5,555 lekë. Gjithashtu, fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 5 të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingo-s, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës. Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10000 lekëve. Bashkangjitur shkrimit do të gjeni informacionet e plota në lidhje me fituesit e shpallur në shorteun e hedhur gjatë pasdites së djeshme.

