TELEBINGO SHQIPTARE / Çmimi i madh qëndron në Tiranë, fituesi merr 1,403,600 lekë

redaktor

Shorteu 6 Dhjetor 2015

Superbingo prej 100 milionë lekësh, apartamenti dhe dy makina “Volkswagen Up” janë vetëm disa nga surprizat që do të ofrohen në shorteun festiv të ndërrimit të viteve. Loja më popullore e fatit në vend, Telebingo Shqiptare ka hedhur tashmë në treg biletën speciale për shorteun festiv që do të hidhet me datën 1 janar të 2016-ës.

Ndërkohë, deri në këtë shorte festiv, Telebingo do të vijojë me ofrimin e çmimeve të mëdha, si dhe shumë dhuratave të tjera çdo javë. Me mijëra ishin edhe të përzgjedhurit si fitues të shorteut të ditës së djeshme. Ndarja e çmimeve dhe dhuratave ka nisur me të përzgjedhurit në lojën telefonike, e cila ka mbërritur edhe kësaj here në shumë prej qyteteve shqiptare. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, Jorgjin në qytetin e Vlorës.

Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, Jorgji ka fituar nga Telebingo Shqiptare 30,000 lekë. Loja është ndalur më tej në qytetin e Beratit, duke shpallur si fituese të radhës Minikën. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin ku fshihej makina, Minika i është gëzuar shumës prej 55,000 lekë. Një tjetër fituese në kryeqytet ka mundur të fitojë nga Telebingo 20,000 lekë, si dhe 2 orë, dhurata këto të ofruara nga mbështetësit financiarë të programit.

Fati i ka buzëqeshur më së miri të përzgjedhurës së radhës. Afërdita ka vijuar të luajë me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, ku dhe me shansin e dhënë nëpërmjet mundësisë “2 herë fat”, ka mundur të fitojë plot 80,000 lekë. Një tapet dhe shuma prej 20,000 lekësh ishin çmimet e fituara edhe nga fituesi i radhës në lojën telefonike. Valbona në qytetin e Shkodrës ishte e fundit që ka tentuar të gjurmojë zarfin ku fshihej makina.

Por, me mbajtjen e zarfeve më të preferuara, ajo ka siguruar nga Telebingo 20,000 lekë. Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar Telebingos edhe në shortin e goglave që është hedhur për çmimin e madh të javës që lamë pas, ka arritur në vlerën e 1,403,600 lekëve. Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë e kanë ndalur çmimin e madh në Tiranë, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Gjithashtu, janë shpallur fitues të 50 lekëve edhe 19629 lojtarë të tjerë, të përzgjedhur si fitues të serisë me një linjë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 541 persona, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo Shqiptare 775 lekë.

Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 0, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Në përfundim të shortit është luajtur edhe për makinën. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë.

Konkretisht bëhet fjalë për fituesit e çmimit tradicional të javës në dhjetë telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës. Të gjithë telefonuesit që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë që Telebingo ka bërë në shtëpitë e tyre, janë shpallur fitues të 10,000 lekëve. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare.

0

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *