Telebingo shqiptare / Çmimi i madh qëndron në Tiranë, fituesi merr 1,735,950 lekë

redaktor

Me mijëra ishin dhe të përzgjedhurit si fitues të serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve, 9447 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 88 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo plot 5,915 lekë. Fitues të një bilete Telebingo Shqiptare janë shpallur edhe të gjithë ata lojtarë që kanë në biletën e tyre të përcaktuar 2, si numër fati

Telebingo Shqiptare ka surprizuar sërish me larmishmërinë gjeografike të fituesve të përzgjedhur në shorteun e ditës së djeshme. Ndonëse çmimi i madh i javës ka qëndruar në Tiranë, me mijëra fitues nga rrethe të ndryshme të vendit janë bërë pjesë e lojës më popullore të fatit në vend, duke rrëmbyer çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, si dhe çmimet e shortit të goglave.

Numrat e përzgjedhur për biletën fituese të çmimit të madh të javës, që ka mbërritur në vlerën e 1,735,950 lekëve, e kanë lënë këtë çmim në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fitues. Me mijëra ishin dhe të përzgjedhurit si fitues të serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve, 9447 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 88 persona të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo plot 5,915 lekë.

Fitues të një bilete Telebingo Shqiptare janë shpallur edhe të gjithë ata lojtarë që kanë në biletën e tyre të përcaktuar 2, si numër fati. Emocione të shumta ka dhuruar edhe loja telefonike. Ndërthurja e muzikës me çmimet e dhe dhuratat e fshehura nëpër zarfe kanë trokitur në dyert e shumë familjeve shqiptare, duke e kthyer pasditen e së dielës, në një moment feste.

Ronaldo në kryeqytet ishte i përzgjedhuri i parë në lojën telefonike që ka tentuar të gjurmojë zarfin se ku mund të fshihej një ndër çmimet më të lakmuara, makina “Pezho “107”. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin e duhur, Ronaldo ka fituar në Telebingo Shqiptare plot 60,000 lekë, shumë kjo që fshihej në tre zarfet e mbajtura prej tij në fund të lojës. Fati i ka buzëqeshur më së miri edhe fituesit të radhës. Kësaj here loja telefonike është ndalur në qytetin e Lushnjes, ku Shabani ka vijuar të luajë me çmimet e Telebingos, duke u shpallur fitues i 70,000 lekëve. Pas Lushnjes, përzgjedhja rastësore e kontrabiletave e ka ndalur lojën telefonike në Bulqizë. Lulëzimi ka vijuar betejën me zarfet ku dhe është shpallur si fitues i plot 70,000 lekëve. Lezha ishte qyteti i radhës që ka vijuar të luajë me lojën e dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe.

Me zarfet e përzgjedhura në fund, Genta ka mundur që të fitojë 60,000 lekë, shumë të cilës i është bashkuar si dhuratë edhe një tapet, i ofruar nga mbështetësit financiarë të programit. Petriti ishte dhe i përzgjedhuri i fundit, që ka tentuar të gjejë se në cilin zarf fshihej “Pezho 107”, por me hapjen e zarfeve të mbajtura në fund të lojës, është shpallur fitues i 50,000 lekëve. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingos ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës për çmimin tradicional të javës.

Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve. Fituesit e shorteut të djeshëm duhet të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos, për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara. Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e hedhur gjatë ditës së djeshme.
Shorteu 25 Janar 2015

2

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *