Duke nisur nga shorteu i radhës, që do të hidhet në datën 7 korrik, Telebingo Shqiptare fillon në orën 17:50. Krahas çmimit të madh të javës, në shorteun e djeshëm janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 13637 lojtarë të tjerë, të cilët sigurojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 328 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 1010 lekësh. Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 6, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Me mijëra fitues nga të gjitha qytetet e vendit kanë mundur të sigurojnë edhe përgjatë ditës së djeshme çmimet dhe dhuratat e lojës më të preferuar, Telebingo Shqiptare.
Shpallja e fituesve ka nisur me lojën telefonike për çmimin tradicional prej 20,000 lekësh. Dhjetë fituesit e përzgjedhur nga kontrabiletat për këtë çmim, Bujari Berat, Jona në Tiranë, Isufi në Shkodër, Fatjoni në Fier, Jani në Tiranë, Jurgeni në Tiranë, Marjola në Tiranë, Bejdo, Natasha në Tiranë, si dhe Enori po në kryeqytet, do të luajnë sërish në shorteun e radhës me ruletën e fatit, për të fituar dy çmimet prej 100,000 lekësh. Fitues të shumtë kanë dalë edhe nga loja me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike, Klementin në Gjirokastër. Me përzgjedhjen e dy zarfeve më të preferuara, ai ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 50,000 lekësh. Loja telefonike ka vijuar më tej në qytetin e Peshkopisë, ku Azemi ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej makina. Por, ndonëse nuk e ka qëlluar në shenjë këtë çmim, ai është shpallur fitues i shumës prej 75,000 lekësh.
Një tjetër fitues i është bashkuar lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Kësaj here bëhet fjalë për Nardin në qytetin e Kavajës. Në betejën me çmimet dhe dhuratat e ai ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 65,000 lekësh. Më pas loja telefonike është zhvendosur në qytetin e Korçës, ku Nailja ka vijuar të luajë duke u shpallur fituese e 60,000 lekëve. Jaku ishte një tjetër i përzgjedhur si fitues që ka siguruar shumën prej 50,000 lekësh. Po ashtu, një tjetër fitues në kryeqytet ka siguruar nga loja telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe shumën prej 55,000 lekësh. Hysnia në qytetin e Fierit, ishte edhe fituesja e fundit që tentoi të gjente se në cilin prej zarfeve mund të fshihej makina “Hyundai”. Por ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, ajo ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 65,000 lekësh.
Fitues të tjerë i janë bashkuar këtij shorteu edhe në lojën me ruletën e fatit. Konkretisht, pjesë e kësaj loje janë bërë 10 fituesit e çmimit tradicional prej 20,000 lekësh të shorteut të datës 23 qershor. Nga loja e ruletës së fatit, Mersini ka siguruar 23,000 lekë, Alushi 25,000 lekë, Merita 23,000 lekë, Zhaneta 100,000 lekë, Kozeta 26,000 lekë, Marjana 23,000 lekë, Vitorja 101,000 lekë, Ndreca 22,000 lekë, Luljeta 23,000 lekë, si dhe Rajmonda 23,000 lekë.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 880,100 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës qëndron në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 13637 lojtarë të tjerë, të cilët sigurojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë.
Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 328 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 1,010 lekësh. Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 6, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të reja të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Donika Kastrioti”, mbrapa “Kullave Binjake”, Vila 9/1.

e.t./dita
