Krahas çmimit të madh të javës, në shorteun e djeshëm janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 11.670 lojtarë të tjerë, të cilët sigurojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 182 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 2.025 lekësh. Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 5, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Telebingo Shqiptare ka shpërblyer me dhurata e çmime të mëdha me mijëra fitues të përzgjedhur në të gjitha qytetet e vendit edhe në shorteun e ditës së djeshme. Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ka nisur me lojën e ruletës së fatit, për të vijuar më pas me fituesit e lojës telefonike të dhuratave dhe çmimeve të fshehura në zarfe, si dhe mijëra të përzgjedhurve të dalë nga shorteu i goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas.
Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fituese të parë të lojës telefonike, Lejmane Behaj në qytetin e Vlorës. Me përzgjedhjen e bërë ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 75,000 lekësh. Loja telefonike ka vijuar më tej në qytetin e Durrësit, ku Armando ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej makina. Por, ndonëse nuk e ka qëlluar në shenjë këtë çmim, ai është shpallur fitues i shumës prej 50,000 lekësh.
Një tjetër fituese i është bashkuar lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Kësaj here bëhet fjalë për Shpresën nga Elbasani. Në betejën me çmimet dhe dhuratat ajo ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 65,000 lekësh. Loja telefonike ka qëndruar në Elbasan, ku Adi ka vijuar të luajë duke u shpallur fitues i plotë 75,000 lekëve. Elbasani ka patur një tjetër të përzgjedhur si fituese, Sofia që ka siguruar shumën prej 65,000 lekësh. Marina nga kryeqyteti, ishte edhe fituesja e fundit që tentoi të gjente se në cilin prej zarfeve mund të fshihej makina “Hyundai”. Por ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, ajo ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 65,000 lekësh. Fitues të tjerë i janë bashkuar këtij shorteu edhe në lojën me ruletën e fatit.
Konkretisht, pjesë e kësaj loje janë bërë 10 fituesit e çmimit tradicional prej 20,000 lekësh të shorteut të datës 14 korrik. Nga loja e ruletës së fatit, Tomorri ka siguruar 101,000 lekë, Sherifi 24,000 lekë, Olta 27,000 lekë, Lutfija 25,000 lekë, Rita 23,000 lekë, Flutura 25,000 lekë, Frida 21,000 lekë, Bashkimi 22,000 lekë, Realdi 23,000 lekë, si dhe Nexhmija 101,000 lekë. Ndërkohë që janë zgjedhur edhe 10 fitues të tjerë të këtij çmimi tradicional, të cilët do të luajnë në shorteun e fundit të këtij sezoni për të siguruar dy çmimet prej 100,000 lekësh. Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 975,700 lekëve. S
eria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndalet në Tiranë, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Krahas çmimit të madh të javës, në shorteun e djeshëm janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 11.670 lojtarë të tjerë, të cilët sigurojnë nga Telebingo Shqiptare 50 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 182 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 2.025 lekësh. Ndërsa fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 5, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të reja të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Donika Kastrioti”, mbrapa “Kullave Binjake”, Vila 9/1.

