Telebingo-Shqiptare: Çmimi i madh qëndron në Tiranë

redaktor

 

Shorti 25 Shkurt 2018

Dhjetëra fitues të shpallur nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave, kanë mundur të fitojnë edhe përgjatë shorteut të djeshëm, dhuratat dhe çmimet e preferuara të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare.

Tirana, Kukësi, Lezha, Laçi, Peshkopia, Pogradeci, Korça e Durrësi, ishin ndër qytetet më fatlume sa i takon shpalljes së fituesve të lojës telefonike me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, si dhe çmimeve të dala nga shorti i goglave.

Ndonëse makina “Hyundai” nuk u fitua ditën e djeshme, ajo do të jetë sërish në lojë gjatë shorteut të radhës që do të hidhet ditën e diele (04 mars).

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike, Myftarin në qytetin e Kukësit, ku me përzgjedhjen e dy zarfeve të preferuara, ai ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 35,000 lekësh.

Loja telefonike është zhvendosur më pas në qytetin e Lezhës, duke përzgjedhur si fituese të radhës Ersionën, e cila ka siguruar shumën prej 65,000 lekësh. Një tjetër fituese i është bashkuar lojës telefonike. Kësaj here bëhet fjalë për Robertën në qytetin e Laçit.

Në betejën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe, si dhe shasnin e dhënë “2 herë fat”, ajo ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 70,000 lekësh. Një tjetër i përzgjedhur si fitues, kësaj here në qytetin e Pogradecit ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 35,000 lekësh.

Enesi në Peshkopi ishte dhe fituesi i fundit që tentoi të gjente se në cilin prej zarfeve mund të fshihej makina. Por ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, Enesi ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 35,000 lekësh.

Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,820,400 lekëve.

Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndalet në kryeqytet, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 50 lekëve 22421 lojtarë.

Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 396 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga kompania e Telebingos 1,735lekë.

Fitues të një bilete Telebingo, janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 4, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingos, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku janë shpallur fituesit e çmimit tradicional të javës.

Të gjithë lojtarët që i janë përgjigjur në mënyrë korrekte telefonatës surprizë të bërë nga Telebingo, janë bërë fitues të 10,000 lekëve.

Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos.

Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të reja të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Donika Kastrioti”, mbrapa “Kullave Binjake”, Vila 9/1.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *