Telebingo-Shqiptare: Çmimi i madh shkon në Durrës

Ornela

Më shumë mundësi për të fituar, më shumë çmime ku tashmë shuma minimale nis me 50 mijë lekë në lojën e Telebingo Shqiptare. Erlind Gjodeda nga kryeqyteti ka qenë telefonata e parë, i cili ka fituar 55.000 lekë dhe ka shërbyer si një nisje e mbarë për lojtarët, ku nga përzgjedhja rastësore e kontrabiletave, kanë mundur të fitojnë gjatë shorteut të djeshëm, dhuratat dhe çmimet e preferuara të lojës më popullore të fatit në vend, Telebingo Shqiptare.

Librazhdi, Tirana, Lezha, Berati, e deri në Orikum ishin ndër qytetet më fatlume sa i takon shpalljes së fituesve të dalë jo vetëm nga loja telefonike, por edhe nga shorti i goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas.

Ndonëse makina “Hyundai” nuk u fitua ditën e djeshme, ajo do të jetë sërish në lojë gjatë shorteut të radhës që do të hidhet ditën e diel (28 tetor). Pas fituesit të parë nga Tirana, loja telefonike është zhvendosur në Librazhd, duke përzgjedhur si fitues Nelsonin. Në lojën me çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe ai është shpallur fitues i shumës prej 75,000 lekësh.

Lojtari i rradhës D. Tafaj nga Berati ka goditur në shenjë duke siguruar shumën prej 125,000 lekësh. Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe fitueses së radhës, Arzika Godaj nga Orikumi që i është gëzuar shumës prej 85,000 lekësh. Loja telefonike është ndalur në Lezhë duke gëzuar N. Lucin me shumën 80,000 lekë. Më tej, Biorni Oshafi nga Tirana ka vijuar të luajë me çmimet e Telebingo Shqiptare duke u shpallur fitues i 60,000 lekëve. Rexhep Halili ishte fituesi i fundit që tentoi të gjente se në cilin prej zarfeve mund të fshihej makina. Por, ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, ai ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 65,000 lekësh. Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1.303.850 lekëve.

Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës ndalet në qytetin e Kavajës, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese. Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 55 lekëve 12.277 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 161 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Kompania e Telebingos 3.055 lekë. Fitues të një bilete Telebingo, janë shpallur edhe të gjitha ata persona që kanë numrin 5, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre. Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës, e çmimeve të Telebingos, ka vijuar edhe në 10 telefonatat e bëra rresht njëra pas tjetrës, nga ku ka patur fitues të shumës prej 20,000 lekësh. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të reja të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Donika Kastrioti”, mbrapa “Kullave Binjake”, Vila 9/1.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *