Duke shëtitur në çdo qytet të vendit, Telebingo Shqiptare ka shpërblyer me dhurata dhe çmime të mëdha me mijëra familje të përzgjedhura si fituese edhe në shorteun e ditës së djeshme. Në treg tashmë krahas biletës normale të javës, gjendet edhe superbileta e shorteut special të “1 Majit”.
Duke blerë një biletë të këtij shorteu special që kushton vetëm 250 lekë, ju do të jeni fitues të shumë superçmimeve, ndërmjet të cilave “Bingo Milionere” e garantuar mbi 30 milionë lekë (të vjetra). Me këtë biletë do të mund të fitohen edhe 4 “Rroga Telebingo” fituesit e së cilës do të marrin për 12 muaj rresht rrogën prej 50,000 lekësh. Në lojë do të jenë edhe 2 çmime “100 sekonda në supermarket”, 10 çmimet e ruletës së fatit do të jenë nga 30,000 lekë. Po ashtu edhe çmimet në zarfe do të nisin nga 30,000 lekë, si dhe shumë dhurata që do të ofrohen për të gjithë fituesit e lojës telefonike.
Fituesit e shorteut të djeshëm
Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ka nisur me përzgjedhjen e 10 lojtarëve të çmimit tradicional prej 20,000 lekësh, të cilët do të luajnë serish me ruletën e fatit në shorteun që do të hidhet të dielën e datës 24 prill, për të siguruar dy çmimet prej 100,000 lekësh, si dhe shumat e tjera të ruletës. Ndërsa në lojën e ruletës së fatit ditën e djeshme Manuela ka fituar shumën 30,000 lekë, Maksimi 30,000 lekë, Lutfia 26,000 lek, Ariola 21,000 lekë, Samiu 100,000 lekë, Armando 27,000 lekë, Zamira 28,000 lekë, Zyra 26,000 lekë, Fatjeta 101,000 lekë, si dhe Valentino 40,000 lekë.
Fitues të tjerë kanë vijuar t’i bashkohen lojës më popullore të fatit në vend edhe nëpërmjet lojës telefonike me kontrabiletat e përzgjedhura për çmimet dhe dhuratat e fshehura në zarfe. Liria në Fushë Krujë ishte fituesja e parë që ka tentuar të gjejë zarfet se ku mund të fshiheshin makina apo edhe “Rroga Telebingo”. Por me zarfet e mbajtura në fund të lojës, ajo ka siguruar shumën prej 85,000 lekësh. Luani në Durrës ishte fituesi i radhës që ka luajtur në lojën telefonike duke siguruar shumën 95,000 lekë. Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe të përzgjedhurës së radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Feriden në qytetin e Shkodrës, e cila ka siguruar nga loja telefonike shumën prej 30,000 lekësh, teksa do të luajë edhe lojën “100 sekonda në supermarket”, kohë në të cilën do të mund të marrë të gjitha produktet e saj të preferuara. Më tej, nëpërmjet lojës telefonike, Vasili ka siguruar shumën prej 50,000 lekësh. Mitati ishte fituesi i radhës që ka siguruar shumën prej 60,000 lekësh. Ndërsa Fatmiri po në kryeqytet ka siguruar në lojën telefonike 85,000 lekë. Sabai ishte një tjetër fitues që ka siguruar shumën prej 75,000 lekësh. Ndarsa Kastrioiti ishte fituesi i fundit i lojës telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe që ka siguruar shumën prej 65,000 lekësh. Ndonëse makina “Fiat”, apo “Rroga Telebingo”, nuk janë fituar në shorteun e djeshëm, ato do të jenë në lojë serish në shorteun e radhës.
Pas fituesve të lojës telefonike është hedhur edhe shorti i goglave për çmimin e madh të javës, që ka kapur vlerën e 1,334,600 lekëve. Seria e numrave të përzgjedhur ka treguar se çmimi i madh i javës shkon në Durrës, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.
Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht në shorteun e ditës së djeshme janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 14411 lojtarë të tjerë, që sigurojnë nga Telebingo 55 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur edhe 182 lojtarë, ku secili prej tyre siguron shumën prej 2,770 lekësh. Fitues të një bilete janë edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 3, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Lista e fituesve është zgjeruar edhe më tej, ku në Telebingo është paraqitur edhe fituesja e çmimit të madh të javës së shkuar, i cila ka tërhequr çekun me shumën mbi 11.6 milionë lekë të vjetra.
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingos. Ditën e mërkurë, në orën 12:00, fituesit mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: Nacional sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.