Nuk kanë të ndalur fituesit në Telebingo Shqiptare. Mijëra të përzgjedhur kanë mundur të fitojnë edhe përgjatë ditës së djeshme, dhuratat dhe çmimet e mëdha të lojës më popullore të fatit në vend.
Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ka nisur me lojën telefonike për dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike të ndalet fillimisht në qytetin e Shkodrës.
Myrveti ishte fituesja e parë e lojës telefonike që ka tentuar të godasë në shenjë një ndër çmimet më të preferuara, makinën “Hyundai”. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfin ku fshihej ky çmim, me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, ajo ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 40,000 lekësh.
Asllani ishte një tjetër fitues në kryeqytet që i është bashkuar lojës me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, ku dhe ka fituar shumën prej 55,000 lekësh. Më së miri, fati i ka buzëqeshur edhe të përzgjedhurës së radhës si fituese. Duke përfituar edhe nga shansi i dhënë “2 herë fat”, Lumturia në kryeqytet ka mundur të dyfishojë shumën e fituar, duke siguruar kështu nga Telebingo Shqiptare plot 100,000 lekë.
Më pas loja ka vijuar me shpalljen e një tjetër fituesi, i cili gjithashtu i është gëzuar shumës prej 50,000 lekësh. Loja me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe ka vijuar me shpalljen e një tjetër fitueseje.
Me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara, Viktoria ka fituar nga loja më popullore e fatit në vend, shumën prej 50,000 lekësh. Fitues të tjerë i janë bashkuar lojës së Telebingos, edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në 3,123,250 lekë. Seria e numrave të përzgjedhur e ka ndalur çmimin e madh në qytetin e Fierit, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.
Krahas çmimit të madh, janë shpallur si fitues të serisë me një linjë edhe 20680 lojtarë të tjerë, të cilët fitojnë nga Telebingo Shqiptare 80 lekë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 169 lojtarë, ku secili prej tyre siguron nga Telebingo shumën prej 6,980 lekësh. Fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 1, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.
Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Konkretisht bëhet fjalë për 10 fituesit e çmimit prej 1 milionë lekësh (të vjetra).
Në vijim të shkrimit do të gjeni të detajuara informacionet e plota mbi fituesit e shpallur në shorteun e djeshëm të Telebingo Shqiptare.

