Telebingo Shqiptare: Çmimi i madh shkon në Lushnje

redaktor

Shorti 10 Qershor 2018

Çmimet dhe dhuratat e lojës më popullore të fatit në vend, kanë trokitur edhe përgjatë ditës së djeshme në dyert e mijëra familjeve shqiptare.

Sikundër është bërë traditë tashmë, shpallja e fituesve ka nisur me lojën telefonike për dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, ku të përzgjedhurit si fitues, kanë mundur t’u gëzohen shumave të kënaqshme.

Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave, ka shpallur si fitues të parë të lojës telefonike, Zihniun në qytetin e Vlorës, i cili me mbajtjen e dy zarfeve më të preferuara ka siguruar nga Telebingo Shqiptare shumën prej 30,000 lekësh.

Iliri në kryeqytet ishte një tjetër i përzgjedhur në lojën telefonike, që ka tentuar të gjejë se në cilin prej zarfeve fshihej një ndër çmimet më të lakmuara, makina “Hyundai”. Por, ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë këtë çmim, ai i është gëzuar shumës prej 50,000 lekësh që qëndronte e fshehur në dy zarfet e përzgjedhura në fund të lojës.

Mira, ka vijuar më tej të gjurmojë çmimet dhe dhuratat e fshehura pas zarfeve, ku dhe ka siguruar shumën prej 50,000 lekësh. Loja telefonike ka vijuar me shpalljen e një tjetër fituesi. Kësaj here bëhet fjalë për Gjinin në kryeqytet, i cili me përzgjedhjen e bërë ka siguruar nga loja më popullore e fatit në vend shumën prej 45,000 lekësh.

Më së miri fati i ka buzëqeshur edhe të përzgjedhurës së radhës së fituese. Kësaj here bëhet fjalë për Verën në qytetin e Peshkopisë, e cila ka siguruar nga loja telefonike plot 70,000 lekë. Mijëra fitues të tjerë i janë bashkuar lojës së Telebingos edhe në shortin e goglave për çmimin e madh të javës që lamë pas, vlera e të cilit ka mbërritur në 1,595,600 lekë.

Numrat e përzgjedhur nga hedhja e shortit e kanë ndalur çmimin e madh në qytetin e Lushnjes, ku dhe rezulton të jetë blerë bileta fituese.

Shorti i goglave ka përzgjedhur edhe mijëra fitues të tjerë nëpërmjet serisë me një linjë dhe dy linja. Konkretisht, janë shpallur si fitues të 55 lekëve 15217 lojtarë. Fitues të serisë me dy linja janë shpallur 183 lojtarë të tjerë, ku secili prej tyre siguron nga Kompania e Telebingo Shqiptare plot 3290 lekë. Gjithashtu, fitues të një bilete janë shpallur edhe të gjithë lojtarët që kanë numrin 2, të përcaktuar si numër fati në biletën e tyre.

Argëtimi nëpërmjet tingujve të muzikës ka vijuar me përzgjedhjen e fituesve të tjerë. Konkretisht bëhet fjalë për 10 fituesit e çmimit prej 1 milionë lekësh (të vjetra).

Fituesit e shorteut të djeshëm mund të paraqiten mesditën e së mërkurës në zyrat e Telebingos për të tërhequr dhuratat dhe çmimet e fituara.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *